Politike

VIDEO/ Zbardhet debati mes Sulës dhe Ramës, deputeti: Je mërzitur se të shkoi shoku në burg. Kryeministri: Pusho gjeldeti

Sula iu drejtua kreu të qeverisë duke i thënë se duhet t'i vijë turp për fjalorin pasi sipas Sulës Rama është i mërzitur pasi i ka shkuar shoku në burg duke iu referuar ish-deputetit socialist Dashnor Sula.

9 Nëntor 2022, 13:35 Nga e.k
VIDEO/ Zbardhet debati mes Sulës dhe Ramës, deputeti: Je mërzitur
Dashnor Sula

TIRANË- Është shoqërua me debate të forta seanca e sotme plenare mes opozitës dhe mazhorancës ku po diskutohej buxheti i vitit 2023. Kryeministri Edi Rama u përfshi në debat me deputetin demokrat të Elbasanit Dashnor Sula ku nuk munguan as fyerjet personale me tyre. Kështu kreu i ekzekutivit iu drejtua Sulës me ofendime peronale me fjalët gjeldeti se dhe iu drejtua disa herë me fjalët pusho. Nga ana tjetër deputeti Sula iu drejtua kreu të qeverisë duke i thënë se duhet t'i vijë turp për fjalorin pasi sipas Sulës Rama është i mërzitur pasi i ka shkuar shoku në burg duke iu referuar ish-deputetit socialist Alqi Bllako.


DEBATI I PLOTË:

Edi Rama: Ju jeni ca të mbaruar që nuk keni as fe, as atdhe, as din e as iman sepse çoheni këtu që në pikë të sabahut dhe merrni nëpër gojë e akuzoni për Pazar e akuzoni për aferë një personalitet dhe një kompani nga më të mëdhatë e botës.

Dashnor Sula: Pse qenke me nerva sot, apo se të kanë rikthyer shokun në burg?

Edi Rama: Ja këta jeni ju.

Dashnor Sula: Si s’të vjen turp që përdor këtë fjalor?

Edi Rama: Mos bërtit ti gjel deti i Peqinit sepse ju po të kishit ju fytyrë,

Dashnor Sula: Turp të të vijë, turp që përdor këtë fjalor në Parlament.

Edi Rama: Po të kishit ju din e iman dhe po të kishit fe e atdhe dhe nuk i bënit Shqipërisë ato që i keni bërë.

Dashnor Sula: Çfarë i kemi bërë ne Shqipërisë mo? Ti i ke bërë Shqipërisë atë që nuk ia ka bërë njeri, e ke vjedhur dhe e ke plaçkitur.

Edi Rama: Ju jeni paguar me para ruse për të rrëzuar qeverinë e vendit tuaj. Ju jeni ca bedelë që nuk keni as sy për të parë dhe as veshë për të dëgjuar.

Dashnor Sula: Si nuk të vjen turp për këtë fjalor, je në Parlament këtu.

Edi Rama: Ju mirë që nuk keni ditur gjë se ç’keni bërë, por sot e gjithë ditën nuk dini për çfarë flisni.

seance plenare 9 nentor 2022 edi rama dashnor sula

Sondazh

Poll