Politike

Primaret në PD/ Flamur Cani shpall kandidaturën për bashkinë e Belshit: Ne do të fitojmë

Ai shtoi se Belshi ka një pozitë gjeografike shumë të favorshme për zhvillimin e turizmit dhe bujqësisë por sipas tij nuk ka invenstime pasi bashkia është kthyer në pronë private dhe nuk u shërben qytetarëve. A i shprehet se se ka gati një projekt për ta fituar bashkinë.

9 Nëntor 2022, 13:57 Nga e.k
Primaret në PD/ Flamur Cani shpall kandidaturën për bashkinë
Flamur Cani

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Belsh ka shpallur sot kandidaturën në procesin e primareve në bashkinë e Belshit. Duke folur nga selia Blu Cani tha se e ka marrë vendimin për të kandiduar për të ndryshuar realitetin në këtë bashki. Ai shtoi se Belshi ka një pozitë gjeografike shumë të favorshme për zhvillimin e turizmit dhe bujqësisë por sipas tij nuk ka invenstime pasi bashkia është kthyer në pronë private dhe nuk u shërben qytetarëve. A i shprehet se se ka gati një projekt për ta fituar bashkinë. Cani është emri i parë që ka dorëzuar kandidaturën për procesin e primareve në këtë bashki.

DEKLARATA E PLOTË:

Përshëndetje! Unë jam Dritan Flamur Cani. Jam sot para jush për të shpallur kandidaturën time, në primaret për Kryetar Bashkie Belsh. Kam përfunduar në Itali, shkollën profesionale për “Hoteleri-Turizëm dhe arsimin e lartë në shkencat sociale. Aktualisht drejtoj degën e Partisë Demokratike Belsh dhe jam një sipërmarrës në biznes privat. Kam dhënë kontributin tim politik, aktiv, në çdo fushatë elektorale nga viti 2013, që kur jam kthyer nga jashtë. Kam vendosur të kandidoj për Belshin, duke marë përgjegjësinë, e duke e parë politikën, jo si një mjet për të përfituar, por si një mundësi për të ndryshuar realitetin. Belshi, kjo zonë e njerëzve punëtorë dhe të ndershëm po shpopullohet. Ndaj është detyra jonë, që këtë zonë me një pozitë gjeografike të mrekullueshme, t’a mbështesim me projekte të prekshme për turizmin dhe bujqësinë. Me arrogancë, Bashkia Belsh është transformuar në pronë private. T’ia kthejmë institucionin qytetarëve! Unë kam një projekt për t’a fituar Bashkinë Belsh. Ne do t’a fitojmë Belshin.

Procesi i primareve në Partinë Demokratike do të përfundojë brenda datës 4 dhjetor, ditë kur do të mbahen votimet. Arjan Hoxha, kryetar i Partisë Demokratike në Kamëz shpalli kandidimin për Primaret e PD. Deri më tani janë bërë publike disa kandidime. Në Tiranë janë 5 emra: Adriana Kalaja, Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti dhe ish-deputetët Kujtim Gjuzi e Gert Bogdani. Asllan Dogjani prezantoi kandidaturën e tij për Primaret që do zhvillohen për Bashkinë Kamëz bashkë me Shemsi Prençin dhe Arjan Hoxhën. Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Fisnik Qosja dhe ish-kryebashkiaku i Kavajës, Isa Sakja, janë dy emrat që kanë depozituar kandidimin për Kavajën. Bardh Spahia kërkon një mandate të plotë në krye të Shkodrës. Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj ka dorëzuar kandidaturën për primare për Bashkinë e Tropojës. Ditën e sotme dorëzoi kandidaturën e saj për bashkinë e Kurbinit dhe Lindita Toma. Ndërkohë për bashkinë e Fierit deri më tani kanë shpallur kandidaturën Artur Mahmutaj, Edvar Kodheli dhe Albano Zhapaj. Ndërkohë për bashkinë e Peqinit ka paraqitur kandidaturën e tij Mustafa Pashja. Ndërkohë ditën e djeshme Spiro Vaso shpalli kandidaturën e tij për bashkinë e Sarandës.

primaret ne pd flamur cani

Sondazh

Poll