Politike

'2013 është ndarja mes dy botëve'/ Ahmetaj: Inflacioni na ka goditur rëndë, s'jemi vend i G7 apo G20-ës, kemi probleme

Ahmetaj tha se viti 2013 me 2022 janë ndarja mes dy botëve pavarësisht baltës që i hidhet sot Qeverisë.

9 Nëntor 2022, 13:49 Nga A.B
'2013 është ndarja mes dy botëve'/ Ahmetaj: Inflacioni
Arben Ahmetaj

TIRANË- Deputeti socialist, Arben Ahmetaj nisi fjalimin e tij në sallën e Kuvendit duke bërë një krahasim të buxhetit të vitit 2013 dhe të vitit 2022. Ai tha se dy vitet janë ndarja mes dy botëve pavarësisht baltës që i hidhet sot Qeverisë. Më tej, ish-ministri pranoi se inflacioni ka goditur rëndë vendin e se ka akoma problematika.

'Dikush tha mos iu referoni 2013, historia nuk është e ndërprerë. 2013 është ndarja mes dy botëve, pavarësisht baltës që tentohet ti hidhet qeverisë. Buxhetet e kësaj maxhorance janë karta sociale me qytetarët shqiptarë, po jo vetëm por dhe me sipërmarrjen. E mbani mend korrigjimin për të gjitha detyrimet e prapambetura, e pastaj flamuri që nuk është ulur kurrë ka të bëjë me taksën progresive. Hajde të krahasojmë të dyja qeveritë, 10 % mbi qytetarin e zakonshëm, po nuk harrohen. Se çdo vit për shkak të një ndryshimi është politik. Me lëvizjen e fundit të përfshirë në buxhet janë 500 e 60 mijë gati që paguajnë taksa. A është pjesë e projektit fiskal, po. Tani paguajnë zero. Janë pjesë e kartës sociale, shqiptarët ikin dhe vijnë, Shqipëria nuk është vend i G7 dhe as i G20, ka probleme pa fund. Janë tre probleme që kanë ndodhur, pandemia, tërmeti dhe lufta. Cfarë ka bërë qeveria? Kartën sociale. E solla herën e kaluar një shembull, të një familje që ishte në nevojë. Merrni buxhetin, numëroni se sa qytetarë përfitojnë, 2.5 mln qytetarë përfitojnë nga paketat mbështetëse, 2fishi, shuma sot e pensioneve pastaj biznesi i vogël 0 taksa, është premtim politik dhe ekonomik. Ne nuk e shohim biznesin e vogël si biznes, e ardhura për ta është rritur, sot nuk e pagujnë shtesën. Nuk jemi vend i pasur, po pse e bëjmë? Se fillon këto dhe kthehet pastaj në ligj, dhe buxheti i vitit 2023 është vazhdim i paketës sociale që kjo maxhorancë ka bërë për qytetarët. Një shembull iu mora, ra shi, një ditë u përmbyt pjesa e veriut, i premtuat rimbursim, nuk ia dhatë kurrë. Flisni për borxhin është qesharake, kush është profesionist, balanca është domethënia më e madhe. Ka pafund probleme për qytetarët, a është nafta për fermerët e financuar aq sa duam ne, sigurisht që ka halle akoma Shqipëria. Mos kujtoni se e kemi pasur jetën të lehtë. Kjo është një paketë dhe marrëveshje, kontrata që ne kemi me qytetarët e zakonshëm, u kërkoj ndjesë qytetarëve , inflacioni na ka goditur rëndë, është kthyer në armik. Nuk ka mënyrë të padhimbshme që të luftojmë inflacionin.'- u shpreh Ahmetaj.

arben ahmetaj seance plenare 9 nentor 2022

Sondazh

Poll