9 Nëntor 2022, 13:38
Nga A.B
Alibeaj
TIRANË- Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj deklaroi ditën e sotme në sallën e Kuvendit të Shqipërisë se nuk shqetësohet se si do shkojë historia e opozitës. Gjatë fjalës së tij, deputeti shtoi se është i vetëdijshëm që ka pazare dhe gjobëvënie si dhe tha se e kupton arrogancën që ka qeveria për të bërë amnistinë fiskale.
Po ashtu, Alibeaj tha se Rama u shpreh i nervozuar në Kuvend pasi në të njëjtën kohë ish-deputeti socialist Alqi Bllako u vu sërish në pranga.
'Si shpjegohet që ti ke parë dokumente dhe asnjë nuk i ka parë? E njëjta skenë është përsëritur këtu, me inceneratorët, me të gjitha e njëjta skenë. Askush nuk tha asnjë fjalë, asnjë nga kolegët e mi për nevojën që ka ky vend për të tërhequr investitorët e huaj. Duhet të bëni një gjë më minimale, kaq dimë deri tani, që do ta vazhdojë ky projekt. Do duhet që t'ia bëjë me dije publikut shqiptar se investime të tilla, nëse ka garë, ku e dimë ne si është përzgjedhur, nëse ka pse nuk e thoni në mënyrë të hapur, është një meritë që e merrni ju. Eshtë mënyra më e mirë, çdo gjë fshehur, në mjegull, në shuma të mëdha, thuaj që janë 1 mln metra katërorë që po i jepen dikujt, po ne çfarë fitojmë, por shqiptarët? E fundit fare, as nuk kam fare interes se si do të shkojë kjo historia e opozitës, fati i politikës, fare zero, detyrimi që kemi është që të jemi transparent, me çfarëdolloj lloj kosto, e kuptoj se në mes ka histori gjobëvëniesh, pazaresh, histori për të kapur zgjedhjet që vijnë, e di këtë këtë, e kuptoj dhe arrogancën tuaj për të bërë amnistinë fiskale.
Duhet që të ulërasim, e kuptoj dhe nervozizmin e tij, pasi ndërkohë që fliste në gjykatën e apelit një kolegut tuaj iu hodhën prapë prangat. E kuptoj, është skenë që të nervozon. Duhet bërë transparencë që të mos ndodhin skena të tilla për asnjë nga ju. Kërkesa ime për të dhënë një vërejtje për Ramën qëndron gjithmonë. Merre guximin.'- u shpreh Alibeaj.
seance plenare 9 nentor 2022 enkelejd alibeaj
Politike
9 Nëntor 2022, 13:34
F.M
Ervin Salianji
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama jashtë parlame...
Politike
9 Nëntor 2022, 13:29
A.B
Eduart Shalsi
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Shalsi komentoi nga seanca parlamentare dorëheqjen e Alfred Rushajt nga mandati ...
Politike
9 Nëntor 2022, 11:50
a.l
Delina Ibrahimaj
TIRANË- Ministra e Ekonomisë Delina Ibrahimaj ka folur në Kuvend për buxhetin e vitit 2023. Ibrahimaj tha ng...
Politike
9 Nëntor 2022, 13:12
F.M
Ministrja Elisa Spiropali
TIRANË- Ministrja Elisa Spiropali është shprehur se kryeministri Edi Rama është kthyer në një ...
Politike
9 Nëntor 2022, 13:09
I.A
Helidon Bushati
TIRANË- Deputeti demokrat Helidon Bushati ka deklaruar se buxheti i vitit 2023 ka lënë në harresë totale veri...
Politike
9 Nëntor 2022, 13:04
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se ndërtuesit e vërtetë të Portit në Durrës janë v&eum...
Politike
9 Nëntor 2022, 13:00
I.A
Jorida Tabaku
TIRANË- Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar sërish pas fjalës së Ministres së Ekonimsë e Financav...
Politike
9 Nëntor 2022, 12:57
F.M
Belinda Balluku
TIRANË- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku tha se Opozita është e shqetësuar sot, ...
Politike
9 Nëntor 2022, 12:52
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha foli në Kuvend në lidhje me investimin që pritet të bëhet në Portin e Du...
Politike
9 Nëntor 2022, 12:44
F.M
Kuvendi
TIRANË- Fjalori në Kuvend ka degraduar në momentin që kryeministri Edi Rama kërcënoi me procesin gjyqsor deputetin Er...