Politike

Salianji i përgjigjet Ramës jashtë Parlamentit: 20 minuta pas kërcënimit, erdhi njoftimi për gjyq, nuk trembem. Do hysh në binar më 12 nëntor

Ai ftoi të gjithë qytetarët që të merrnin pjesë në protestën e 12 nëntorit, protestë që sipas tij, do fusë në 'binare' kreun e qeverisë. 

9 Nëntor 2022, 13:34 Nga F.M
Salianji i përgjigjet Ramës jashtë Parlamentit: 20 minuta pas
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama jashtë parlamentit.Salianji tha se vetëm 20 minuta, pasi Rama e ka kërcënuar për gjyqin, i ka shkuar njoftimi nga Gjykata e Apelit. Ai tha se nuk trembet, por theksoi se kryeministri Rama ka përdorur një fjalor rrugaçi e ordineri në Kuvend, referuar ofendimeve të përdorura. Ai ftoi të gjithë qytetarët që të merrnin pjesë në protestën e 12 nëntorit, protestë që sipas tij, do fusë në 'binare' kreun e qeverisë. 

"Janë miliona dollarë që do kalojnë në xhepat e njerëzve rreth tij tashmë para zgjedhjeve. E dëgjuat të folurën e tij, ofendimet, është plakur në mënyrë të keqe mesa duket. Kryeministri mendon se më kërcënon duke përmendur një proces gjyqësor që e ka hapur vetë. Vetëm 20 minuta pasi ai e bëri këtë kërcënim, më erdhi dhe njoftimi nga gjykata e Apelit,sigurisht që unë do të shkoj në gjyq. Por mua nuk më tremb. Ai mendon se është me ata që ka rreth e rrotull dhe i sjell vërdallë si kukulla. Këtu janë të gjithë të tredhur e nuk i përgjigjen. Përballja, portesta do të bëjë që një kryeministër që është i shfazuar të vijë në binare. I ftoj të gjithë të marrin pjesë në protestën e 12 nëntorit,"- tha Salianji. 

ervin salianji seance plenare 9 nentor 2022

Sondazh

Poll