Aktualitet

Historia e Joyt, policia ka të dyshuarin e parë, vajza iu ankua të ëmës: Dikush më përndjek

Joy vijon të jetë në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë.

9 Nëntor 2022, 15:03 Nga F.M
Historia e Joyt, policia ka të dyshuarin e parë, vajza iu ankua
Joy

TIRANË- Joy, vajza nga Kenia që ka përfunduar në gjendje të rëndë në spital, kishte raportuar në fillim të muajit gusht se po ndiqej nga një person. Mësohet se ajo ia ksihte rrëfyer të ëmës se një person, të cilin e njihte, e përndiqte. Pikërisht ky njeri, identiteti i të cilit nuk dihet ende, dyshohet se mund të fshihet pas ngjarjes së rëndë.

Joy vijon të jetë në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë. Ajo nuk mund të flasë, të kthejë kokën, të hajë vetë, të gëlltisë ushqimin ose të kryejë funksione thelbësore njerëzore për shkak të TBI (Dëmtimi traumatik i trurit). Familja dhe miqtë e saj po kërkojnë para që Joy, e cila ditëlindjen e saj të 22 e festoi në këtë shtrat spitali të shtrohet e të marrë terapinë e nevojshme për të rifituar kontrollin mbi trurin e saj.

E reja u zhduk më 13 gusht 2022 nga ora 03:25 e mëngjesit deri rreth orës 07:00 të mëngjesit, kohë kur u gjet në këtë gjendje. Ajo ishte rekrutuar për të punuar në kazinonë pranë stadiumit ‘Air Albania’, e cila operohet nga një kompani austriake që përfaqësohet ne Tiranë nga shtetasi Bledar Sinanaj, i njohur si Dari, por ngjarja u mbajt e fshehtë për arsye të paqarta. Sot, tre muaj pas ngjarjes, Policia e Shtetit publikoi njoftimin zyrtar në të cilin shkruan se janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka regjistruar procedimin penal, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Por ndaj kujt? Kjo s’dihet ende!

 

joy policia e tiranes

Sondazh

Poll