Aktualitet

FOTO LAJM- Makina luksoze e rusëve të arrestuar në Gramsh 'parkohet' para SPAK

Mjeti është parkuar nga avokati i personave që ndodhen në arrest me burg, pasi iu është hequr masa e sekuestros.

9 Nëntor 2022, 14:30 Nga A.B
FOTO LAJM- Makina luksoze e rusëve të arrestuar në Gramsh
Mjeti i ruseve dhe ukrainasit

TIRANË- Makina e parkuar para institucionit të Prokurorisë së Posaçme Anti-korrupsion, i përket dy rusëve dhe ukrainasit që u arrestuan pasi u kapën në Gramsh. Mjeti është parkuar nga avokati i personave që ndodhen në arrest me burg, pasi iu është hequr masa e sekuestros.

FOTO LAJM- Makina luksoze e rusëve të arrestuar në Gramsh

Dy rusët dhe ukrainasi u arrestuan në Gramsh në muajin gusht të këtij viti. Rusët Mikhail Zorin e Zvetlana Timofeeva si dhe ukrainasi Fedis Alpatov sulmuan rojet në uzinën e Gramshit dhe janë të akuzuar për spiunazh. Ata kërkuan pak kohë më parë lehtësim të masës së sigurisë, mirëpo Gjykata nuk ua pranoi kërkesën. Mikhail Zorin, 24-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33 vjeç dhe ukrainasi me pasaportë ruse Fiodor Mihailoviç, 25 vjeç erdhën në territorin e Shqipërisë nga pika të ndryshme kufitare. Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe hyri në vendin tonë nga Rinasi. Ukrainasi, Fjodor Mihajlov ka hyrë në vendin tonë nga Porti i Durrësit me makinën ‘Chevrolet. 24-vjeçari Mikhail Zorin, ka hyrë në vendin tonë nga Murriqani, vetëm me një biçikletë.

FOTO LAJM- Makina luksoze e rusëve të arrestuar në Gramsh

Pas arrestimit, Zorin ka rrëfyer para efektivëve se është kontaktuar nga agjentë rusë për të bërë foto të objekteve të rëndësisë të veçantë si uzina ushtarake, porte dhe ujësjellës në vendin tonë, por thotë se nuk ka më shumë informacione. Ai ka deklaruar se komunikimi me agjentët e vendit jo mik me Shqipërinë bëhej vetëm me Telegraf, por nuk i njeh me emra hetuesit rusë. 23-vjeçari ka treguar se me dronin që u gjet në çantë, ka filmuar mbi liqenin e Bovillës dhe ka filmuar gjithashtu edhe në portin e Durrësit.

Grupi ka qenë në shumë vende e ka fotografuar uzina të ngjashme. Ata kanë postuar edhe kur vrapojnë pasi autoritetet i kanë zbuluar që janë future në një zonë të ndaluar. Në faqe ka fotografi nga Bullgaria, Gjeorgjia, Greqia e së fundmi nga Italia.

mikhail zorin svetlana timofeeva

Sondazh

Poll