Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Por sqarimi i sotëm nuk e lan dot nga përgjegjësia Policinë e Shtetit për mungesën e reagimit për gati 3 muaj. Rasti i vajës u mësua falë publikimit të një apeli për ndihmë në "Go fund Me" ku familja dhe miqtë kërkonin ndihmë financiare për ta trajtuar.
TIRANE- Policia e Shtetit ka dhënë për herë të parë informacion në lidhje me gjendjen e rëndë shëndetësore në të cilën ndodhet vajza 22-vjeçare nga Kenia, Joy. Kur kanë kaluar gati 3 muaj nga ngjarja e rëndë pa asnjë njoftim, Policia e Tiranës pranon se e reja është zhdukur dyshohet se ëshgtë dhunuar. Në njoftim ka ende paqartësi në lidhje me faktin se ku dyshon Policia, ndërsa thotë se ka marrë denoncim nga shoqja e vajzës më 14 gusht të këtij viti se Joy ishte zhdukur. Duke mos dhënë asnjë sqarim nëse ngjarja ka ndodhur në rrugë apo thjesht trupi është gjetur atje, Policia thotë se po punohet.
Njoftimi i plotë:
Sqarim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Më datë 14.08.2022, një shtetase nga Kenia ka bërë denoncim për humbjen e kontakteve me shoqen e saj, shtetasen J. A., 22 vjeçe, nga Kenia, banuese në një banesë me qira, në rrugën “Pandeli Evangjeli”, e cila më pas u gjet pa ndjenja, në afërsi të banesës së saj. Në lidhje me këtë rast sqarojmë se Komisariati i Policisë Nr. 1 ka vlerësuar denoncimin e bërë dhe ka reaguar në kohë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore për këtë rast janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka regjistruar procedimin penal, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Gjithashtu, sqarojmë se strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë kanë kryer të gjitha veprimet hetimore të deleguara nga Prokuroria, për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.
Por sqarimi i sotëm nuk e lan dot nga përgjegjësia Policinë e Shtetit për mungesën e reagimit për gati 3 muaj. Rasti i vajës u mësua falë publikimit të një apeli për ndihmë në "Go fund Me" ku familja dhe miqtë kërkonin ndihmë financiare për ta trajtuar. Vajza ka 2 muaj në intubim dhe nuk mundet as të flasë dhe as të lëvizë. Vajza e re ishte rekrutuar për të punuar në kazinonë pranë stadiumit ‘Air Albania’, e cila operohet nga një kompani austriake që përfaqësohet ne Tiranë nga shtetasi Bledar Sinanaj, i njohur si Dari i Apexit. Joy u zhduk më 13 gusht 2022 nga ora 03:25 e mëngjesit deri rreth orës 07:00 të mëngjesit ku u gjet pranë banesës. Nëna e saj, Ruth thotë se policia nuk e kontaktoi për asnjë informacion në lidhje me hetimin e rastit dhe se kush mund t'a kishte dhunuar të bijën. Deri në publikimin në "Go fund Me", ngjarja ishte e mbuluar nga misteri dhe askush nuk dinte asgjë. Media tradicionale ende nuk ka raportuar lajmin e bashkarisht me të edhe policia e Shtetit, që edhe sot nuk deklaron nëse Joy u dhunua barbarisht apo u plagos dhe nëse po, nga kush. Pse heshti policia?/ Dosja.al
Evarest Beqiri TIRANË- Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka bërë promovimin e librit “Themeluesi”, i shkruar nga studiu...
foto ilustruese KORÇË- Një aksident rrugor është shënuar ditën e sotme në Korçë. Ngjarja ka ndod...
Policia Gjirokastër VLORË- Një 29-vjeçar i identifikuar me inicialet B.Ç banues në Vlorë ka rënë në p...
Lavdosh Metaj SARANDË- Ish-efektivi i forcave "Shqiponja" të Sarandës, Lavdosh Metaj është dënuar me 5 vite e 4 muaj burg nga...
Foto ilustruese KOLONJË- Prokuroria ka nisur hetimet për administratorin e gurores në fshatin Vodicë të Kolonjës, në t&e...
TIRANË- Në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Britanisë që kujtohen...
Alqi Bllako sot ne GJKKO TIRANE- Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rikthyer në qeli ish-depu...
Foto ilustruese BELGJIKË- Një 23-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e Policisë belge pasi u kap duke bërë ga...
studentet TIRANË - Studentët kanë dalë me një deklaratë për mediat sot përpara Ministrisë së Arsimit, ku ...
Kanabisi i sekuestruar GREQI- Dy shqiptarë kanë hyrë në vend në orët e para të mëngjesit nga një pikë kuf...