Aktualitet

Tentoi të kalonte kufirin me dokumenta false, arrestohet 35-vjeçari në Portin e Durrësit

Mësohet se i riu me iniciale S.K akuzohet për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

9 Nëntor 2022, 13:33 Nga I.A
Tentoi të kalonte kufirin me dokumenta false, arrestohet 35-vjeçari
Policia

DURRËS- Një 35-vjeçar është arrestuar pasi ka tentuar të kalojë kufirin me dokumenta false. Mësohet se i riu me iniciale S.K akuzohet për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e PKK Port Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar të DVP Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, shtetasin S. K., 35 vjeç, banues në Xhavzotaj, Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, gjatë tentativës për të kaluar kufirin me dokumente të falsifikuara.

arrestohet 35-vjeçari në durrës

Sondazh

Poll