Aktualitet

Banorët e pallatit në Durrës sërish protestë para bashkisë: Na thanë se pallati është DS3, tani duan që ta shembin

Banorët shprehen se në vlerësimin e parë të bërë pallati është klasifikuar në shkallën e dëmtimit DS3 por edhe pas rikontruktimit të pallatit ata nuk ndihen ende të sigurtë. Banorët shprehen se ndihen edhe më të paqartë pasi bashkia u ka thënë se pallati mund të shembet 

9 Nëntor 2022, 14:41 Nga e.k
Banorët e pallatit në Durrës sërish protestë para
Pamje nga protesta

DURRËS- Banorët e  pallatit 196 në Durrës kanë protestuar sërish ditën e sotme para bashkisë së Durrësit pasi dhe pse kanë kaluar tre vjet nga tërmeti i 26 nëntorit 42 familjet janë ende të paqartë se çfarë do të ndodhë me banesat e tyre. Banorët shprehen se në vlerësimin e parë të bërë pallati është klasifikuar në shkallën e dëmtimit DS3 por edhe pas rikontruktimit të pallatit ata nuk ndihen ende të sigurtë. Banorët shprehen se ndihen edhe më të paqartë pasi bashkia u ka thënë se pallati mund të shembet 

“Ne vijmë dhe ankohemi këtu, na përbuzin me fjalë. Prandaj unë kam një mendim të takojmë kryetarin e bashkisë, nuk na ka prit njeri. Ik,ik na thonë se i ka bër zoti këto punë. As bonus qeraje nuk na kanë dhënë,” tha një qytetare.

“Ne jemi 42 familje, pallati kur u inspektua u vendos që është DS3. Kur erdhi kjo zonja dhe thotë, tani ju prishini, ku e ke procesvebalin që duhet të prishet?", tha një tjetër banor.

Banorët shprehen se kanë shkuar sa në një zyrë në një tjetër dhe nuk kanë marrë përgjigje se çfarë do të bëjnë me ta teksa kanë paral;ajmëruar se protesta do të vazhdojë.

durres

Sondazh

Poll