Aktualitet

Tentuan të përdhunojnë të renë, arrestohen nga Policia i mituri dhe 23-vjeçari në Durrës

Kështu në pranga ka rënë një 16-vjeçar i identifikuar me inicialet A.Sh dhe një 23-vjeçar i identifikuar me inicialet S.C.

9 Nëntor 2022, 13:02 Nga e.k
Tentuan të përdhunojnë të renë, arrestohen nga Policia
Policia Durrës

DURRËS- Dy të rinj kanë rënë në prangat e Policisë së Durrësit pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë tentuar të përdhunojnë një 23-vjeçare. Kështu në pranga ka rënë një 16-vjeçar i identifikuar me inicialet A.Sh dhe një 23-vjeçar i identifikuar me inicialet S.C.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh ndaluan shtetasin A. Sh., 16 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin S. C., 23 vjeç, të arrestuar më parë, kanë tentuar të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë, me një 23-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë.

policia e durresit

Sondazh

Poll