Aktualitet

Kthimi në burg i Alqi Bllakos/ Avokati: Nuk ka arsye për një vendim të tillë. Do bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë

Sokol Aziraj tha se nuk ka akoma në dorë arsyetimet e Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe se nuk ka asnjë arsye për një vendim të tillë duke shtuar se pretendimet e dhëna nga SPAK janë të pabazuara dhe se ai do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë.

9 Nëntor 2022, 12:55 Nga e.k
Kthimi në burg i Alqi Bllakos/ Avokati: Nuk ka arsye për një
Sokol Aziraj

TIRANË- Avokati i ish-deputetit socialist Alqi Bllako ka folur për mediat pas daljes nga Gjykata e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ku u vendos dhe rikthimi në burg i klientit të tij. Sokol Aziraj tha se nuk ka akoma në dorë arsyetimet e Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe se nuk ka asnjë arsye për një vendim të tillë duke shtuar se pretendimet e dhëna nga SPAK janë të pabazuara dhe se ai do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë. Avokati ironizoi vendimin e dhënë dukë thënë se me këtë vendim Gjykata ka rikthyer fabulën popullore ik se të vrava dhe zbrit te se të vrava.

Pyetje: Prokurorët thonë se kërkuan rikthimin në burg se ka dyshimeve se mund të largohet dhe të ndërhyjë?

Sojkol Aziraj: Nuk e di se për cilat arsye, përkundër sjelljeve të Bllakos, që ka lënë mandatin e deputetit, të vendosej kjo masë. Është paraqitur para organeve të drejtësisë. Si mund të prishë provat kur hetimi ndaj kësaj çështje është duke përfunduar. Se mendoj se kishte arsye që gjykata e Posaçme e Apelit të mbante qëndrim ndryshe. E vërteta është se në këtë vend, në këtë gjykatë është kthyer një fabul popullore ; ik se të vrara, dhe zbrit se të vrava. për të njëjtat arsyeje për të njëjtat shkaqe procedurale. Gjykata e Apelit mbajti qëndrim të cilin se ka arsyetuar akoma. Bllako u lirua më herët se nuk përbente rrezik për prishjen e provave. Ajo që nuk kuptoj është se ‘arresti me shtëpi’ dhe ‘arresti në burg’ janë e njëjta gjë. Bllako erdhi vetë në gjykatë se nuk përbën rrezik. Bllako në rastin konkret nën hetim, nuk është person i zgjedhur, referenca ndaj tij është e gabuar. Do bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë.

Pyetje: A keni ju dijeni se klienti juaj mund të largohet?

Sokol Haziraj: Jo nuk ka dijeni. Në rastin konkret Alqi Bllako nuk është i zgjedhur është punonjës i administratës. 

Alqi Bllako u arrestua më 31 mars 2022, me urdhër të SPAK, pasi akuzohet se në kohën kur postin e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, në bashkëpunim me ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-kryetarin e Komisionit të Shpronësimit Pëllumb Abeshi, ata kanë falsifikuar dokumentin në lidhje me sipërfaqen e tokës ku u ndërtua inceneratori i Fierit duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej 16 milionë lekësh. Bllako u lirua nga burgu rreth një muaj me argumentin se kishte fëmijët e mitur dhe bashkëshortja ishte në punë dhe duhet të kujdesej për ta.

alqi bllako ne spak alqi bllako rikthehet ne qeli

Sondazh

Poll