Politike

Rushaj hoqi dorë nga mandati i deputetit, Shalsi: Më erdhi keq për atë! Ishte pa mllefe dhe inate

Shalsi e veçoi Alfred Rushajn si person që nuk ka shprehur asnjëherë mllefe apo inate gjatë komisioneve. 

9 Nëntor 2022, 13:29 Nga A.B
Rushaj hoqi dorë nga mandati i deputetit, Shalsi: Më erdhi keq
Eduart Shalsi

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Shalsi komentoi nga seanca parlamentare dorëheqjen e Alfred Rushajt nga mandati i deputetit të PD-së. Ai u shpreh se i vjen keq për largimin e tij, pasi ishte një person që shprehte kritikat e tij në komisionin e Ekonomisë. Ndryshe nga deputetët e tjerë të opozitës, Shalsi e veçoi Rushajn si person që nuk ka shprehur asnjëherë mllefe apo inate. 

'Më erdhi keq për kolegun tuaj që u largua, se ishte kritik po, kishte vërejtje dhe nuk kishte mllef, inat dhe etiketime. Një kërkesë miqësore, jini më të përlulur dhe shihni se çfarë po ndodh.'- u shpreh ai.  

Më tej, gjatë fjalës së tij, deputeti socialist komentoi buxhetin dhe punën e Qeverisë.

'Pse Enkelejd duhet të flasësh me gjuhën e Metës. Ka ca njerëz të përfshirë në opozitën e sotme në projekte të kaluara. Nuk po flas për emaile-t, por ama i humbëm 2 investitorë për shkak të qasjes së pushtetit të mëparshëm. 

Kam pasur mundësi që të shoh dhe të pyes. Në Kroaci, Egjipt, do të listoj zoti Gështenja fola për përulësi. Kur marrim përsipër të citojmë një emër duhet të shohim se çfarë ka bërë ai dhe çfarë ka bërë ne. Duhet të jemi të kujdesshëm se kanë ekipet e tyre ata.  Pse kujtoni se ne brenda nesh jemi të kënaqur njësoj për punën që bëjmë. Jo. Por ama bëjmë një punë të madhe, duke së paku që të mos dukemi qesharak në sytë e tyre. Ky është një shans që pak herë i vjen Shqipërisë. Kemi debatuar dhe për një projekt tjetër kohë më parë. Nuk mund ta shpreh pakëngaqësinë që votuat kundër marrëveshjes së Bankës Botërore. Mendoni se është bërë rastësisht kalim i rritjes së numrit të turistëve në vit. Mos mendoni se manipulohen, ka disa fakte se sa e fortë ishte Shqipëria në përballimin e tërmetit, pandemisë dhe luftës.'- shtoi deputeti i PS-së. 

eduart shalsi seance plenare 9 nentor 2022

Sondazh

Poll