Politike

Spiropali-Opozitës: Do ju mbulojë turpi, kryeministri u shndërrua në lypës për atdheun

Spiropali tha se në një situatë të tillë, kryedemokrati Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nuk do të merrnin as vizën për të zhvilluar udhëtime. 

9 Nëntor 2022, 13:12 Nga F.M
Spiropali-Opozitës: Do ju mbulojë turpi, kryeministri u shndërrua
Ministrja Elisa Spiropali

TIRANË- Ministrja Elisa Spiropali është shprehur se kryeministri Edi Rama është kthyer në një lypës për atdheun, referuar situatës së vaksinave gjatë pandemisë. E pranishme në Kuvend, Spiropali tha se në një situatë të tillë, kryedemokrati Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nuk do të merrnin as vizën për të zhvilluar udhëtime. 

"Ne nuk biem dakort për asgjë, as aritmetika logjike nuk shërben më si një kriter bazë, si një mundësi për të parë të njëjtin realitet, kjo ndodh sepse një pjesë e madhe në këtë sallë është ndarë nga logjika. Është detyrim i fortë që të flasim për këtë pjesë. Ka probleme në Shqipëri? Pafund. Është vendi më mirë se dje? Padyshim që po. Bota, Evropa dhe Rajpni kanë hyrë në epokën e rreizkut të madh. Supozojmë se non grata dhe Qamili i tij do ishin në pushtet në nëntor 2019. Më pas pandeminë kur morëm vaksinën. Haxhiu as vizë s’do merrte. Pjestarët e çetës së rublaçorbës që janë gati të bëhen dhe me djallin kundër Shqipërisë. Kundër asaj pjese të mjerë shqiptarësh që ndezin me benzinë e zjarr gjithë hartën, nuk dua të merrem se historia do i mbulojë me turp. Kryeministri u shndërrua në një lypës zyrtar për Atdheun. Dora e shtrirë për solidaritet, mori mbështetje të pashembullt financiare. A mendoni çfarë do ndodhte nëse non-grata juaj të ishte në krye të qeverisë jo më larg se 3 vjet më parë. Nuk do ti afrohej asnjë qindarkë sepse të gjithë do dyshonin se do shkoni për çaj boronicash. Haxhiu as vizë nuk do të merrte sepse amerikanët i kanë vënë vizën. Shqipëria u vu në agresionin hibride nga Irani, por vendi pas sërish veten në një fron me NATO, SHBA, BE. Rubla e çorbës është e gatshme të bëhet me djallin kundër Shqipërisë,"- tha Spiropali. 

elisa spiropali sali berisha ilir met seance plenare 9 nentor 2022

Sondazh

Poll