Politike

Berisha: Ndërtuesit e vërtetë të Portit të Durrësit janë vëllezërit Kariç, i kaloi paratë Emaar-it të Ramës

Berisha tha se biznesmenët janë aleatët e Presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko dhe se i kanë kaluar paratë ndërtuesit nga Dubai, Mohamed Alabbar, të cilin kreu i qeverisë e prezanton si investitorin e këtij projekti. 

9 Nëntor 2022, 13:04 Nga F.M
Berisha: Ndërtuesit e vërtetë të Portit të
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se ndërtuesit e vërtetë të Portit në Durrës janë vëllezërit Kariç, biznesmenë të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një deklaratë jashtë Kuvendit, Berisha tha se biznesmenët janë aleatët e Presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko dhe se i kanë kaluar paratë ndërtuesit nga Dubai, Mohamed Alabbar, të cilin kreu i qeverisë e prezanton si investitorin e këtij projekti. 

Deklarata e Berishës: 

Dubai City në Durrës është mega-afera më e madhe, në të cilën bashkohen Aleksandër Vuçic, Edi Rama dhe Aleksandër Lukashenko. Epiqendër e kësaj afere janë vëllezërit Kariç, që janë të mirënjohur si portofoli financiar i Aleksandër Lukashenkos.
Kompanitë e Dragomirit, Nebojshës dhe gjithë familjes Kariç, kanë qenë kompani mbizotëruese këto vite në Bjellorusi dhe Beograd. Këto kompani janë të sanksionuara ashpër nga e gjithë bota e lirë. Atëherë, poseduesit e ballit ujor të Beogradit shitën kompaninë e tyre që i kishin të regjistruara në Qipro. I mori të gjithë Amaari i Edi Ramës. Kështu që ndërtuesit e vërtetë janë vëllezërit Kariç. Këtu del edhe një nga lidhjet me të fuqishme të Edi Ramës, që ka për flamur, flamurin e Beogradit, që ka për atdhe, Serbinë, që ka për zot, paratë që vjedh me Vuçiç. Afera e djegësve me 420 milionë euro nuk është as një e dhjeta e afërës shumë miliardëshe të Portit të Durësit. Ndaj ai flet dhe ia mbath, vjen në parlament si i kalamendur nga droga, kërcënon me SKAP-in e partisë dhe gjykatat e partisë. Por për çdo aferë, ai do përballet me drejtësinë, veçanërisht me kalimin e ligjit për parashkrimin. Sidoqoftë, fjalën më të fuqishme e kanë qytetarët më 12 nëntor, që do jetë revolta popullore e shqiptarëve kundër këtij regjimi që nuk ndalet së vjedhuri ata. Skenari është protesta më e madhe që ka parë vendi ndonjëherë. Qytetarët do shprehin mllefet dhe urrejtjet ndaj një regjimi që ua ka bërë vendin të pajetueshëm.
U ka tjetërsuar flamur, atdhe, çdo gjë.

sali berisha porti i durresi seance plenare 9 nentor 2022

Sondazh

Poll