Politike

Tabaku: PPP-të i keni të gjitha korruptive dhe thua që ne po gënjejmë?

Tabaku u shpreh se PPP-të e kësaj qeveria janë të gjitha korruptive, duke theksuar se shqiptarët po largohen masivisht nga vendi për shkak pamundësive ekonomike. 

9 Nëntor 2022, 13:00 Nga I.A
Tabaku: PPP-të i keni të gjitha korruptive dhe thua që ne po
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar sërish pas fjalës së Ministres së Ekonimsë e Financave Delina Ibrahimaj. Tabaku u shpreh se PPP-të e kësaj qeveria janë të gjitha korruptive, duke theksuar se shqiptarët po largohen masivisht nga vendi për shkak pamundësive ekonomike. 

"Të thuash që ne po gënjejme është e turpshme nga ju. PPP i ke të gjitha korruptive. Sot shqiptarët po largohen masivisht dhe thua se në po gënjejmë. Inflacioni është rritur dhe ka shkuar në maksimum. Për çfarë gënjeva, nga që ke borxhe, apo nga që po i përdorni njerëzit si mish për top. Sot duhet që të tregoni përgjegjshmëri se ke një portofol të rëndësishëm. E di që ju jeni arrogantë të gjithë, por të thuash që ne genjëjmë me shifra të publikuar nga vet ju," tha Tabaku.

jorida tabaku seance plenare 9 nentor 2022

Sondazh

Poll