Politike

Balluku-Berishës: Ju dhemb që Shqipëria zhvillohet, bëjeni zërin dyshe, bëjeni

Teksa ajo fliste, në sallë u dëgjua të replikonte deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, por nuk u kuptua se çfarë tha. 

9 Nëntor 2022, 12:57 Nga F.M
Balluku-Berishës: Ju dhemb që Shqipëria zhvillohet, bëjeni
Belinda Balluku

TIRANË- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku tha se Opozita është e shqetësuar sot, pasi po shikon që në të vërtetë janë socialistët ata që po realizojnë ëndrrat që kishin ata, por që s'i bënë kurrë realitet. Me këtë, Balluku iu referua projekteve rrugore. Teksa ajo fliste, në sallë u dëgjua të replikonte deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, por nuk u kuptua se çfarë tha. 

"Duhet të jetë shumë e dhimbshme që të kaloni në ByPasse që i nisët por nuk i përfunduat sdot. Ka ëndrra që i keni pasur gjithë jetën, por s'i realizuat kurrë, e vuani që Shqipëria po zhvillohet. Qunai aferë një nga projektet më të mëdha të rajonit e Evropës. Merrni dhe bëhuni bashkë, bëjeni dyshe zërin, është procedurë dhe nuk ka asgjë për tu sharë, është goverment-goverment,"- tha Balluku. 

belinda balluku seance plenare 9 nentor 2022

Sondazh

Poll