Politike

Berisha: Dubai i Ramës në Durrës është mega afera më e madhe korruptive, bashkëpunimi i tij me Vuçiç e vëllezërit Kariç

Sipas Berishës, të përfshirë në këtë aferë janë vëllezërit Kariç, e Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. 

9 Nëntor 2022, 12:52 Nga F.M
Berisha: Dubai i Ramës në Durrës është mega afera
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha foli në Kuvend në lidhje me investimin që pritet të bëhet në Portin e Durrësit. I pranishëm në Kuvend, Berisha tha se ai projekt është afera më e madhe në Evropë e jo vetëm. Sipas Berishës, të përfshirë në këtë aferë janë vëllezërit Kariç, e Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. 

"Pasi kanë marrë mbi 500 miliardë lekë borxh dhe e kanë rritur borxhin në 107 përqind, përveç vilave dhe kontove të fshehta, këta vjedhës nuk janë në gjendje të nxjerrin asgjë substanciale në 9 vite, përveç pasurimit të tyre. Dua të qartësoj shqiptarët se ka ikur njeriu që ka për flamur, flamurin e Vuçiçit, që ka për atdheu, atdheun e Vuçiçit. Afera e Durrësit është aferë Rama-Vuçiç. Pas aferës qëndrojnë vëllezërit Kariç, të sanksionuar nga SHBA, BE dhe Britania, dhe tani bëjnë biznes me Edi Ramën. Dubai i Edi Ramës në Durrës është mega-afera më e madhe sot në Europë. I një njeriu që për të mbushur xhepat dhe për interesat e Vuçiç, i shkatërron vendit, portin mijëravjeçar. Flamuri i tij është flamuri i Serbisë. Flamuri i vjedhjes. Atdheu i tij është Beogradi,"- tha Berisha. 

sali berisha seance plenare 9 nentor 2022

Sondazh

Poll