Politike

FOTOT/ Largimi i Grida Dumës, rrjeti shpalos imagjinatën e shfrenuar, si u përjetua ikja në epokën e memeve

Fjalimi, lotët e kolegëve për ikjen nga partia të Dumës janë komentuar gjerësisht në rrjet, ku palët janë ndarë në ata që e quajnë ikjen humbje e në të tjerë që e shohin si një episod normal

9 Nëntor 2022, 09:25 Nga f.g
FOTOT/ Largimi i Grida Dumës, rrjeti shpalos imagjinatën e shfrenuar,
Nje nga memet

TIRANE- Largimi i Grida Dumës nga Partia Demokratike dhe lënia e mandatit për ti hyrë botës së televizionit ka qenë padyshim lajmi më trend i rrjeteve sociale. Fjalimi, lotët e kolegëve për ikjen nga partia të Dumës janë komentuar gjerësisht në rrjet, ku palët janë ndarë në ata që e quajnë ikjen humbje e në të tjerë që e shohin si një episod normal që nuk meriton të komentohet gjatë. 

Dosja ka përmbledhur disa nga krijimet e faqeve të humorit që ironizojnë largimin e Dumës duke supozuar situata nga më të ndryshmet. Spikat paralelizimi i përlotjes së Agron Gjekmarkajt me skeçin e humorit shqiptar "Dashi pa brirë" ku aktori Vasillaq Vangjeli shkon për ngushëllim i dehur bashkë me mikun e tij.

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka hequr dorë dje nga mandati i deputetes. Në një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit, Duma tha se do të largohet nga politika, por asnjëherë nga misioni i saj në këtë fushë, si e djathtë. E zgjedhura më 25 prill të vitit të kaluar tha se nuk do t’ia falë kurrë asaj që e konsideron ‘politika e llumit’ sulmin që i kanë bërë, gjë që ka ndikuar dhe tek djali i saj. Vendin e Dumës, sipas ligjit, e pason Oriela Nebiaj, e cila aktualisht moderon emisionin e "Përputhen" në Top Channel./Dosja.al

memet per grida dumen grida duma le mandatin grida duma

Sondazh

Poll