Politike

Berisha tregon ‘sekretin’ e një biznesi në Kavajë për të gjetur punëtorë: I kishte zgjedhur me ekspuls mos t'i iknin

Sali Berisha tregoi një sekret të një sipërmarrësi nga Kavaja.

8 Nëntor 2022, 20:19 Nga k.m.
Berisha tregon ‘sekretin’ e një biznesi në Kavajë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partinë Demokratike, Sali Berisha akuzoi sot qeverinë shqiptare dhe Serbinë për trafik të qenieve njerëzore, duke iu referuar largimit për në vendet e tjera të Bashkimit Europian. Në një takim në selinë blu, Berisha tregoi një sekret të një sipërmarrësi nga Kavaja, i cili tha se nuk kishte mbetur pa punëtorë pasi kishte zgjedhur vetëm ata me ekspuls që nuk kishin mundësi të largoheshin nga Shqipëria.

“Ju sot keni vështirësi të gjeni krah pune sepse po ikin. Një mik i imi thotë se shkova në Kuçovë për një punë dhe i them atij biznesmenit, si t’ia bëjmë për punëtorë. Kthehem në Kavajë te një tjetër, ai kishte 5 punëtorë. I them si i ke gjetur, të pestë janë ekspulso. I kam zgjedh me kriter ekspuls që të mos më ikin. E kam të sigurt që 3-4 vjet nuk do më ikin. Ja në ç’kushte punoni ju. Dhe po të doni të investoni nuk mund të investoni. Këtu është katandis Shqipëria sot dhe ky pretendon ta zgjidhë me bangladeshas. E keni marrë vesh ç’ndodh me ta. Ata vijnë, i lënë pasaportat në sipërmarrje dhe çajnë ferrën në Europë. Masivisht, i ka kapur dhe BE tani. E ka kap që kjo qeveri me qeverinë e Vuçicit bëjnë trafiqe, njerëzore. I sjellin punonjësit nga Azia me kanale trafiku edhe nga Mali i Zi, nga zona të tjera i përcjellin për në Europë,”-tha Berisha ndër të tjera.

sali berisha berisha takohet me biznesmenet

Sondazh

Poll