Politike

Berisha zbulon PLANIN: Dyshtetësi! Nëse shqiptarët në Kosovë duan pasaportën tonë, mund ta marrin...

Në një takim me sipërmarrësit, Berisha tha se ky propozim do të bëhet por varet a do të pranohet nga Kosova. 

8 Nëntor 2022, 20:50 Nga k.m.
Berisha zbulon PLANIN: Dyshtetësi! Nëse shqiptarët në
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbuluar një plan, shtetësinë e dyfishtë për shqiptarët e Kosovës. Në një takim me sipërmarrësit, Berisha tha se ky propozim do të bëhet por varet a do të pranohet nga Kosova. 

"Do bëjmë gjithçka në çdo aspekt për suksesin e fermës dhe të prodhimit. Në planin tonë ne kemi qenë dhe jemi për heqjen e doganave, ose për dyshtetësi. Shtetësi nëse shqiptarët në Kosovë duan të kenë atë shqiptare...natyrisht kjo kërkon marrëveshje qeveritare se Shqipëria marrëveshje të njëanëshme nuk bën dot. Por unë nuk shoh asnjë problem dhe çdo shqiptar që do mund të marrë shtetësinë në Shqipëri, në Kosovë, ose në njërin vend. Mos prisni ta bëjë Edi Rama. Ky ka alergji ndaj Kosovës,"-tha Berisha në fjalën e tij.

sali berisha

Sondazh

Poll