Politike

Zgjedhjet lokale/ Berisha: Rama do bëjë tërmet me bandat e tij, ne do përgjigjemi. Nëse nuk votojmë shfarosemi...

Sali Berisha tha se tashmë dihet që Rama nuk pranon zgjedhje të lira, por duhet bëherë gjithë çfarë mundet.

8 Nëntor 2022, 20:28 Nga k.m.
Zgjedhjet lokale/ Berisha: Rama do bëjë tërmet me bandat e tij,
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se vetmja rrugë për të larguar kryeministrin Edi Rama nga pushteti. Në një takim me sipërmarrësit në Shqipëri në selinë e PD-së, Berisha tha se tashmë dihet që Rama nuk pranon zgjedhje të lira, por duhet bëherë gjithë çfarë mundet. Ndryshe pasojat, sipas ish-kryeministrit, do të jenë të mëdha.

“Një njeri që shkatërron sistemet dhe ndërton vetëm atë të korrupsionit, ai me firmën e tij vjedh qindra milionë dhe policët e të tjerët me radhë marrin po ashtu. Ka shkatërruar plotësisht sistemin e drejtësisë, vendi ka një sistem që ju garantoj identik me atë të diktaturës. Atje kishte pushkatime, por sot ka vendime që sistemi i drejtësisë sot nuk dallon me atë të diktaturës. Pra është një situatë katastrofale, një situatë e cila kërkon guxim, kërkon guxim sepse një nga sukseset e tij të para ka qenë mbjellja e frikës në vend me arrestimet që ka kryer. Ai arriti të ngulitë frikën në një sistem persekutimi që ka instaluar. Një nënë e re e kopshtit tha që lërë kopshtin por tani po i përndjekin pse protestojnë dhe tha të vërtetën. Ky sistem nuk tolerohet më tutje, duhet ta vrasim frikën, frika vritet vetëm më përballje. Ndaj dhe ne duhet të përballemi me këtë sistem, po përgatitemi për zgjedhje. Nuk ka iluzion që ky të bëjë zgjedhje, ky nuk bën zgjedhje, ky e njoftoi që do bëjë tërmet me bandat e tij, por ne do bëjmë gjithçka që shqiptarët të votojnë. Nëse ne nuk votojmë do shfarosemi, nuk ka ligj se nuk ka votë, po të ketë votë janë. Jam dakord që çështje themelore është ndërgjegjja sociale, por sëmundje e tmerrshme është konformizmi i intelektualëve. Edhe një herë u bëj thirrje gjithë intelektualëve të vendit të ndjekin këto zhvillime e të mos harrojnë se detyra më themelore e atij që e ndjen veten intelektual është mbrojtja e interesit publik.Si intelektualë ne jemi avokatë të interesit publik, në duhet të bëjmë gjithçka që greva e universiteteve të triumfojë, që studentët tanë të kenë kushte të paktën si moshatarët e tyre në Prishtinë,"- u shpreh Berisha.

sali berisha berisha takim me sipermarresit

Sondazh

Poll