Politike

Alqi Bllako mbërrin në Gjykatën e Posaçme të Apeli

Apeli i GJKKO do të vendosë sot nëse ish-deputeti do të mbetet në arrest shtëpie apo nëse do të rikthehet në qeli.

9 Nëntor 2022, 08:57 Nga I.A
Alqi Bllako mbërrin në Gjykatën e Posaçme të
Alqi Bllako

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste Alqi Bllako ka shkuar mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Bllako është paraqitur në Gjykatë, për shkak se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar rikthimin e tij në qeli dhe jo në arrest shtëpie. Apeli i GJKKO do të vendosë sot nëse ish-deputeti do të mbetet në arrest shtëpie apo nëse do të rikthehet në qeli.

GJKKO e mori vendimin për ta lënë në arrest shtëpie Bllakon, pasi ky i fundit argumentoi se do kujdesej për 3 fëmijët e mitur, për shkak se nëna e tyre ishte në lëvizje nëpër rrethe për punë. Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako u arrestua më 31 mars të këtij viti me urdhër të Strukturës së Posaçme Kundur Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Sipas SPAK në kohën që mbante postin e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, në bashkëpunim me ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-kryetarin e Komisionit të Shpronësimit Pëllumb Abeshi, ata kanë falsifikuar dokumentin në lidhje me sipërfaqen e tokës ku u ndërtua incineratori i Fierit duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej 16 milionë lekësh. Ai dyshohet se, në bashkëpunim me kanë përgatitur dokumentacion të falsifikuar në lidhje me të dhënat e pronës së shpronësuar, për ndërtimin e inceneratorit duke ndryshuar cilësimin nga “arë” në “tokë truall”, duke rritur vlerën e shpronësimit. Po ashtu ai dyshohet se ka favorizuar shoqërinë përfituese të koncensionit, në këmbim “të përfitimeve të parregullta” me një vlerë prej afro 150 mijë dollarë, të cilat kanë shkuar në formën e pagesave të larta mujore për babanë e tij, i punësuar pranë inceneratorit të Tiranës.

alqi bllako

Sondazh

Poll