Politike

Paketa fiskale për bizneset e reja, Berisha: 5 vitet e para s'ka taksa

Por sigurisht që përjashtoi kontributet shoqërore. 

8 Nëntor 2022, 21:15 Nga k.m.
Paketa fiskale për bizneset e reja, Berisha: 5 vitet e para s'ka taksa
Sali Berisha

TIRANË- Në një takim me sipërmarrësit, numri një i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kishte gati një paketë fiskale për biznesin duke shpjeguar planin e tij. Berisha tha se beson tek taksat e ulëta, duke shtuar se për një kategori biznesesh do të ketë 0 taksa për 5 vitet e para. Por sigurisht që përjashtoi kontributet shoqërore. 

"Ne do rikthejmë tek 6 lekë kilovati. Nëse ne e japim tek biznesi me çmim të arsyeshëm vetëm fitohet. Do kemi paketë fiskale inkurajuese për biznesin. Natyrisht 5 vitet e para do jenë për biznese në fusha të caktuara do jenë të lira nga taksat. Përveç kontributeve, por edhe ato do i përgjysmojmë. I kemi pasur 15, i kemi gjetur tek 38-40. Ne besojmë tek taksat e ulëta,"-tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll