Politike

Negociatat për bashkimin e PD, Edmond Spaho: Bardhi nuk ishte pengesë për Primare, Alibeaj po

Edmond Spaho shtoi se i mandatuari për të negociuar, Gazment Bardhi ka qenë shumë dakord për bashkimin e dy palëve.

8 Nëntor 2022, 22:29 Nga k.m.
Negociatat për bashkimin e PD, Edmond Spaho: Bardhi nuk ishte pengesë
Edmond Spaho

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho ka deklaruar mbrëmjen e sotme se Enkelejd Alibeaj ka qenë ai që ka kundërshtuar negociatat mes dy palëve në PD. Ndërsa shtoi se i mandatuari për të negociuar, Gazment Bardhi ka qenë shumë dakord për bashkimin e dy palëve. Në një intervistë të dhënë për emisionin "Abc", Spaho u shpreh se Alibeaj po punon më shumë se askush tjetër me kryeministrin Edi Rama duke theksuar se Gazment Bardhi nuk ka qenë kundër primareve.

“Në bindjen time, Alibeaj më shumë se çdokush tjetër, po punon me Ramën. Bardhi nuk ishte pengesë për të zhvilluar primare, apo për ato çështje që ka ngritur grupi, por shihte fokusin te dalja me një kandidat të përbashkët. Sapo problemi u paraqit të Alibeaj, mori kthese 180 gradë dhe konsensusi u prish,”- u shpreh Spaho.

edmond spaho

Sondazh

Poll