Politike

Ambasadorja Thomas-Greenfield: OKB duhet reformuar, duhet të bëhet më përfshirëse për zërat që nuk përfaqësohen atje

Thomas-Greenfield tha se sipas saj, po diskutohet shumë haptas dhe seriozisht për reformën e Këshillit të Sigurimit dhe mënyrën se si ajo të bëhet më përfshirëse për zërat që nuk përfaqësohen atje.

9 Nëntor 2022, 07:21 Nga F.M
Ambasadorja Thomas-Greenfield: OKB duhet reformuar, duhet të bëhet
Linda Thomas-Greenfield

TIRANË- Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield u shpreh se OKB duhet reformuar. Në një intervistë për emisionin “Opinion” pas vizitës së saj zyrtare në Shqipëri, Thomas-Greenfield tha se sipas saj, po diskutohet shumë haptas dhe seriozisht për reformën e Këshillit të Sigurimit dhe mënyrën se si ajo të bëhet më përfshirëse për zërat që nuk përfaqësohen atje.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: Po flitet për një botë shumëpolare, le të themi, jo një botë me dy apo tri fuqi, por ndryshe. Edhe me fuqi lokale. Është e vërtetë?

Ambasadorja Thomas-Greenfield: Mendoj se ata këtë argumentojnë. Dhe ne në fakt shohim një botë shumëpolare. Shohim një OKB që duhet reformuar. Kemi folur që kohët e fundit, ku Jugu Global nuk ka përfaqësim të mjaftueshëm, për shembull në Këshillin e Sigurimit. Prandaj po diskutojmë shumë haptas dhe shumë seriozisht për reformën e Këshillit të Sigurimit dhe se si mund ta bëjmë Këshillin e Sigurimit më përfshirës, më përfaqësues të zërave të Jugut Global dhe të tjerëve që nuk përfaqësohen në Këshill.

Blendi Fevziu: Vende të tjera duan të luajnë një lojë, le të themi, tjetër, vende si Turqia, Meksika, Afrika e Jugut, disa herë Irani, gjithashtu, në njëfarë mënyre. Ka vende që duan të dalin prej Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në varësi të interesave të tyre, jo interesave kombëtare.

Ambasadorja Thomas-Greenfield: Mendoj se pjesë e kësaj është që duan t’i luajnë ato role në OKB dhe duan të jenë pjesë e zërit më të gjerë të Kombeve të Bashkuara. Ndaj po dëgjojmë se ç’kanë për të thënë. Duam të dëgjojmë zëra të ndryshëm që të dëgjohen në Këshillin e Sigurimit. Dhe prandaj Presidenti Biden shpalli në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme se ne mbështesim edhe zgjerimin e Këshillit të Sigurimit.

linda thomas-greenfield

Sondazh

Poll