Sport

Bayern Munich 'tallet' me Werder Bremen, gjashtë gola për tri pikë. Gnabry hat-trick, Mane dëmtohet

Bayern Munich mposht Werder Bremen me shifrat 6-1, përballje e vlefshme për javën e 14-të të Bundesligës.

8 Nëntor 2022, 22:45 Nga DOSJA

Bayern Munich 'tallet' me Werder Bremen, gjashtë gola për

GJERMANI- Bayern Munich mposht Werder Bremen me shifrat 6-1, përballje e vlefshme për javën e 14-të të Bundesligës.Ndeshja nisi mirë për skuadrën e Nagelsmann që gjetën golin në minutën e 6' me Musiala-n. Megjithatë, miqtë u kundërpërgjigjën pas vetëm katër minutash me golin e Jung.

Një realizim 'tërboi' ekipin bavarez që nisi spektaklin e golave, por fillimisht në minutën e 20' Mane do të zëvendësohej për shkak dëmtimi. Gnabry në minutën e 23', Goretzka trer minuta më vonë dhe përsëri Gnabry do të mbyllnin pjesën e parë 4-1.

Në fraksionin e dytë, do të ishte sërish Gnabry që do të realizonte në minutën e 82', ndërsa Tel shënoi pas dy minutash duke vulosur këtë fitore të rëndëishme.

E.Ç (Dosja.al)

bayern munich gnabry bundesliga

Sondazh

Poll