Sport

"Është në dorën e mjekëve!" Trajneri i Belgjikës jep lajmin e keq për Lukakun: "Nuk është ende i disponueshëm për në Botëror"

Lukaku rrezikon gjithnjë e më shumë të humbasë Botërorin në Katar.

8 Nëntor 2022, 19:24 Nga DOSJA

"Është në dorën e mjekëve!" Trajneri i

BELGJIKË- Lukaku rrezikon gjithnjë e më shumë të humbasë Botërorin në Katar. Nga dëmtimi i 28 gushtit të kaluar e deri më sot, sulmuesi belg ka luajtur vetëm rreth njëzet minuta me fanellën e Interit (ato kundër Viktoria Plzen në Champions League i shtohen atyre në kampionat kundër Sampdorias) që sjellin kështu përllogaritjen totale që nga fillimi i sezonit me një minutazh prej 256 minutash.

Një kalvar i vërtetë vuajtjesh që tashmë duket se mund t'i mohojë edhe prezencën në kombëtare. Big Rom tani është në luftë me kohën, duke pasur parasysh se rikuperimit klinik i shtohet nevoja për të rikuperuar një formë fizike të dëmtuar fuqishëm nga pasiviteti i detyruar. Nëse do të grumbullohet apo jo Lukaku do të vendoset në fundjavë, por sot trajneri i Belgjikës Roberto Martinez, duke folur për L'Equipe, ishte shumë i qartë: “Lukaku nuk është i disponueshëm për momentin.

Është në duart e mjekëve. Nëse ai është në gjendje të marrë pjesë në një nga tre ndeshjet e para (23 nëntor kundër Kanadasë, 27 kundër Marokut dhe të parën e dhjetorit kundër Kroacisë, ai është sigurisht një lojtar që na duhet. Nëse nuk mundet, nuk do të jetë me ne.”

E.Ç (Dosja.al)

lukaku inter belgjika

Sondazh

Poll