Sport

"E pashë mashtrimin e Maradonës", fotografi që përjetësoi 'Dorën e Zotit' zbulon: "Ajo shkrepje s'më bëri të pasur"

André LeCoq, fotografi francez që përjetësoi imazhin më të famshëm sportiv nga të gjithë: golin e sulmuesit me Argjentinën kundër Anglisë në Kupën e Botës 1986 Meksikë. LeCoq tregon.

8 Nëntor 2022, 16:14 Nga DOSJA

"E pashë mashtrimin e Maradonës", fotografi që

ARGJENTINË- "Dora e Zotit? Në momentin e shkrepjes së aparatit pashë mashtrimin e Diego Armando Maradonës". Kështu André LeCoq, fotografi francez që përjetësoi imazhin më të famshëm sportiv nga të gjithë: golin e sulmuesit me Argjentinën kundër Anglisë në Kupën e Botës 1986 Meksikë. LeCoq tregon.

"Isha pas vijës së portës, në vendin e zakonshëm të fotografëve. Po ndiqja topin, duke e parë pa u shpërqendruar. Dhe munda të shihja, duke parë nga objektivi, se ishte gol me dorë në daljen e Peter Shilton. Ishte e qartë për mua. E kisha parë. Dhe në fakt u befasova shumë kur goli u konsiderua i rregullt". Fotografi më pas vazhdon: "Në atë moment vetëm mendova: mirë, kjo është një foto e qartë, doli mirë, por do ta kenë bërë edhe të tjerët... Unë mbeta i habitur se isha i vetmi që e bëra atë shkrepje. Vërtet nuk e kam idenë pse askush tjetër nuk e bëri këtë, nuk ia shpjegova kurrë vetes. Por mua, mund të them, shkoi shumë mirë."

LeCoq vazhdon: "Fotogradia ime ishte prova që Maradona kishte mashtruar. Nuk i ndihmoi popullit britanik, por në një farë mënyre ishte dhe ka qenë një dokument i rëndësishëm historik. Fotografia është shfaqur në të gjithë botën, në gazeta, revista, kudo. Ajo u bë e famshme. Por jo, nuk u pasurova. Unë isha fotograf i stafit të L'Equipe në atë kohë dhe ata zotëronin të drejtat për imazhin. Po, mora një bonus, por nuk ishte e mjaftueshme për të më bërë një njeri të pasur, megjithatë e pranoj se më lejoi të shtyja veten pak më lart në rendin hierarkik të L'Equipe: në atë pikë isha në gjendje të zgjidhja ngjarjet sportive më të mira për të mbuluar ".

E.Ç (Dosja.al)

maradona argjentina

Sondazh

Poll