Sport

VIDEO/ Kombëtarja e Shqipërisë mbërrin në Spanjë, nesër miqësorja ndaj Katarit...

Ashtu si me edhe Arabinë Saudite, në dispozicion të trajnerit Edi Reja është një ekip ‘B’ me lojtarë të kampionatit shqiptar të Kategorisë Superiore. Ndeshja e nesërme, me kërkesë të organizatorëve nuk do të transmetohet në TV

8 Nëntor 2022, 16:06 Nga DOSJA

VIDEO/ Kombëtarja e Shqipërisë mbërrin në Spanjë,

SPANJE - Kombëtarja shqiptare ka mbërritur pasditen e së martës në Marbeja, ku mbrëmjen e së mërkurës do të zhvillojë një tjetër ndeshje miqësore, këtë herë me organizatorët dhe skuadrën që do të çelë kampionatin botëror të Katarit.

Pas një udhëtimi prej mëse 4 orësh e 30 minuta kuqezinjtë fluturuan nga aeroporti i Rinasit për në Malaga dhe më pas me autobus për rreth 40 minuta, për të mbërritur dhe akomoduar në hotel.

Pasditen e sotme kuqezinjtë do të zhvillojnë edhe seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes së mbrëmjes së nesërme. Ashtu si me Arabinë Saudite edhe këtë herë në dispozicion të trajnerit Edi Reja është një ekip ‘B’ me lojtarë të kampionatit shqiptar të Kategorisë Superiore, ku do të testohen lojtarë që mund të jenë të vlefshëm edhe për ndeshjet zyrtare.

Ndërkohë që, po si në ndeshjen me Arabinë Saudite në Abu Dhabi edhe ky takim nga skuadra që e organizon Katari, është kërkuar të mos transmetohet e xhirohet, duke qenë se testi i tyre është për ndeshjet e eliminatoreve të Botërorit.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll