Sport

Hamilton, nga titulli 'Kalorës' anglez në shtetas brazilian, ceremoni shtetërore për pilotin e Mercedes

Hamilton shpesh ka shprehur dashurinë për Brazilin dhe ish-pilotin e Formula 1 Ayrton Senna. Diçka e tillë nuk ka kaluar pa u vënë re nga brazilianët. Leëis gjithmonë gëzon mbështetje të madhe në Interlagos.

8 Nëntor 2022, 16:24 Nga DOSJA

Hamilton, nga titulli 'Kalorës' anglez në shtetas brazilian,

BRAZIL- Hamilton shpesh ka shprehur dashurinë për Brazilin dhe ish-pilotin e Formula 1 Ayrton Senna. Diçka e tillë nuk ka kaluar pa u vënë re nga brazilianët. Leëis gjithmonë gëzon mbështetje të madhe në Interlagos.

Vitin e kaluar, në fakt, kur pas një paraqitjeje të shkëlqyer u ngjit në shkallën më të lartë të podiumit, me vete kishte edhe flamurin brazilian. Kështu, në fillim të vitit 2022, Kongresi brazilian vendosi t'i jepte atij shtetësinë braziliane.

Dje u zhvillua ceremonia zyrtare gjatë së cilës Hamilton iu dha medalja përkatëse. “Ky titull është një nder i madh për mua. Më në fund mund të them se jam një nga ju. Gjithmonë e kam dashur Brazilin”, tha Hamilton i prekur.

Natyrisht, Hamilton nuk ka munguar të përmend edhe heroin e fëmijërisë, Ayrton Senna, të cilit ia kushtoi këtë nder. “Do të doja t’ia kushtoja këtë nder heroit tim, Ayrton Senna”, tha shtatë herë kampioni i botës.Megjithatë, Hamilton u cilësua si hero edhe nga presidenti i Dhomës së Përfaqësuesve, Arthur Lira. “Ai është një hero për të gjithë brazilianët. Ai ka lindur britanik, por në zemër është brazilian”. Duke iu drejtuar Leëis, ai tha: "Uroj që të ktheheni shumë herë në këtë vend që tani është edhe i juaji".

E.Ç (Dosja.al)

lewis hamilton formula 1

Sondazh

Poll