Sport

Lautaro Martinez 'harbohet' në disko pas humbjes me Juventusin, tifozët tërbohen me zgjedhjen e sulmuesit (video)

Hidhërimi dhe zhgënjimi i tifozëve të Interit për humbjen në fushë u kthye në zemërim në orët pas ‘derbit të Italisë’ humbur nga skuadra e Simone Inzaghit ndaj Juventusit.

8 Nëntor 2022, 19:46 Nga DOSJA

Lautaro Martinez 'harbohet' në disko pas humbjes me Juventusin,

ITALI- Hidhërimi dhe zhgënjimi i tifozëve të Interit për humbjen në fushë u kthye në zemërim në orët pas ‘derbit të Italisë’ humbur nga skuadra e Simone Inzaghit ndaj Juventusit. Lautaro Martinez përfundoi në shënjestrën e tifozëve zikaltër, autori i një ndeshjeje negative.

Polemika në rrjetet sociale

Për të ndezur debatin një video e postuar në rrjetet sociale, shihet sulmuesi argjentinas duke kërcyer dhe pirë gjatë festimeve për ditëlindjen e partneres së tij Agustina Gandolfo. Një skenë që nuk i ka pëlqyer shumë tifozëve të Interit, edhe nëse ka nga ata që mbrojnë zgjedhjen e Lautaro Martinez që në fund të fundit “ka festuar vetëm ditëlindjen e të dashurës së tij”.

E.Ç (Dosja.al)

lautaro martinez inter

Sondazh

Poll