Sport

Napoli vazhdon arratisjen drejt kreut, Lozano dhe Zielinski mposhtin Empolin

Napoli vazhdon të arratiset në kampionat. Në përballjen e javës së 14-të të Serie A, ekipi i Spalletit mposht Empolin me shifrat 2-0 dhe arrin fitoren e dhjetë radhazi në kampionat.

8 Nëntor 2022, 20:51 Nga DOSJA

Napoli vazhdon arratisjen drejt kreut, Lozano dhe Zielinski mposhtin Empolin

ITALI- Napoli vazhdon të arratiset në kampionat. Në përballjen e javës së 14-të të Serie A, ekipi i Spalletit mposht Empolin me shifrat 2-0 dhe arrin fitoren e dhjetë radhazi në kampionat.

Në stadiumin 'Maradona' në pjesën e parë, 75% e posedimit të topit nuk mjafton që ekipi i Napolit të depërtojë mbrojtjen e mirëorganizuar të Zanettit. Në pjesën e dytë më pas Lozano (69') zhbllokoi ndeshjen me penallti për shkak të një kontakti të dyshimtë në zonë mes Marin dhe Osimhen.

Zielinski (88') firmos dopietën. Në minutëbn e 74' Empoli qëndroi me 10 lojtarë pas dy kartonave të verdhë të marrë nga Luperto. Në takimin tjetër, Spezia-Udinese përfundoi me shifrat 1-1.

E.Ç (Dosja.al)

napoli empoli

Sondazh

Poll