Sport

Refuzoi të shkonte me Australinë në Katar, Volpato pret një ftesë kundër Shqipërisë: Ai vendosi të..."

Cristian Volpato nuk do të shkojë në Kupën e Botës në Katar me Australinë. Në moshën 18-vjeçare, sulmuesi i Romës vendosi të hiqte dorë nga ajo që mund të ishte përvoja e një jete.

8 Nëntor 2022, 19:13 Nga DOSJA

Refuzoi të shkonte me Australinë në Katar, Volpato pret  një

ITALI- Cristian Volpato nuk do të shkojë në Kupën e Botës në Katar me Australinë. Në moshën 18-vjeçare, sulmuesi i Romës vendosi të hiqte dorë nga ajo që mund të ishte përvoja e një jete. Trajneri i përfaqësueses së Australisë, Graham Arnold: "Ai ka vendosur të refuzojë ofertën time për të luajtur për Australinë në Katar. Ishte vendim i tij dhe nuk dëshiron të marrë një vendim kaq të madh në këtë moment të karrierës së tij dhe kjo është në rregull”.

Realisht, pavarësisht moshës së tij të re, Volpato duket se e ka marrë vendimin dhe kjo heqje dorë është një mesazh i qartë për Roberto Mancinin. Futbollisti lindur në vitin 2003 ka luajtur tashmë me kombëtaret e të rinjve të Italisë dhe ka refuzuar të luajë në Kupën e Botës.

"Deri në orën 23:00 mbrëmë po përpiqesha të bindja Volpaton të bashkohej me ekipin, nuk ishte vendimi im - shpjegoi trajneri Arnold - fola me Cristian tre herë. Dje i thashë se ai ishte në mesin e 26 lojtarëve të thirrur për Kupën e Botës. Ai më tha se donte të mendonte dhe të fliste me njerëzit e afërt për të kuptuar se çfarë ishte më e mira për karrierën e tij. Ai më vonë vendosi të refuzojë ofertën time për të luajtur në Kupën e Botës."

Lajm i mirë për Mancinin, por edhe një lajm i mirë për José Mourinhon sepse “fëmija”, siç e quan portugezi, do të qëndrojë në Trigoria me ekipin gjatë Botërorit dhe do të punojë së bashku me shokët e skuadrës që nuk do të largohen. Një zgjedhje që Roma sigurisht e vlerësoi dhe që ndoshta do ta shtyjë trajnerin blu të thërrasë sulmuesin për ndeshjen miqësore ndaj Shqipërisë planifikuar më 16 nëntor në Tiranë.

E.Ç (Dosja.al)

volpato roma itali kupa e botes

Sondazh

Poll