Sport

Shënoi gol me Shqipërinë U-18, sulmuesi përdhos fanellën kuqezi për një... foto

Kombëtarja shqiptare U-18 zhvilloi këtë të mërkurë testin e parë miqësor të programuar ndaj Malit të Zi U-18, të luajtur në stadiumin ‘Reshit Rusi’ në Shkodër.

8 Nëntor 2022, 15:56 Nga DOSJA

Shënoi gol me Shqipërinë U-18, sulmuesi përdhos

SHQIPËRI- Kombëtarja shqiptare U-18 zhvilloi këtë të mërkurë testin e parë miqësor të programuar ndaj Malit të Zi U-18, të luajtur në stadiumin ‘Reshit Rusi’ në Shkodër. Një paraqitje e mirë e skuadrës së drejtuar nga trajneri Ardi Behari, që arriti të fitonte me rezultatin e pastër, 2-0.

Golat e fitores u shënuan nga Erald Krasniqi dhe Zylyf Muça, ndërkohë që në këtë sfidë u aktivizuan thuajse të gjithë lojtarët e grumbulluar. Krasniqi, futbollisti që aktivizohet në Holandë me Hereenven U-18 pas ndeshjes ka postuar një foto në rrjetet sociale që ka bërë shumë zhurmë. Sulmuesi vendosi në tokë fanellën kuqezi dhe e ka shkelur me të dyja këmbët. Një gjest që në mediat sportive është cilësuar si përdhosje e simboleve kombëtare.

E.Ç (Dosja.al)

shqiperia u-18 erald krasniqi

Sondazh

Poll