Sport

Refuzoi Shqipërinë, talenti i Olympiacos me një e-mail 'lë me gisht në gojë' drejtuesit e Federatës, Ndoj: Dua Greqinë

Andreas Ndoji ishte një nga talentet e shumtë të piketuar nga stafet e ekipeve zinxhirë në Kombëtaren kuqezi.

8 Nëntor 2022, 15:48 Nga DOSJA

Refuzoi Shqipërinë, talenti i Olympiacos me një e-mail

GREQI- Andreas Ndoji ishte një nga talentet e shumtë të piketuar nga stafet e ekipeve zinxhirë në Kombëtaren kuqezi. Mbrojtësi me origjinë nga Shkodra ishte kthyer në titullar me ekipin grek Olympiacos. Me paraqitjet pozitive, trajneri i Shqipërisë Edy Reja vendsoi ta grumbullojë për dy miqësoret e muajit nëntor kundër Italisë dhe Armenisë.

Ndryshe nga se pritej, Ndoj ka refuzuar në mënyrë të prerë ftesën e bërë nga tekniku italian, duke kërkuar të lirohet nga Federata Shqiptare e Futbollit. Me anë të një email dërguar Drejtorit te Ekipeve Kombëtare, Dritan Babamusta, dhe menaxherit te Kombëtares U-21, Denis Lilo, Ndoji ka bërë të qartë se dëshira e tij është të vazhdojë me Federatën Greke.

DETAJET E EMAIL-it:
“Të nderuar zotërinj. Unë jam Andreas Doi dhe me këtë letër dua t'ju informoj se dëshiroj të qëndroj dhe të vazhdoj me Federatën Greke të Futbollit. Për këtë arsye po mendojë të nis procedurat për “lirimin” tim nga Federata Shqiptare e Futbollit”.

E.Ç (Dosja.al)

andreas ndoji greqia shqiperia

Sondazh

Poll