Sport

“Homoseksualiteti është sëmundje mendore”, deklarata e ambasadorit Katar 2022 shkakton polemika, Khalid Salman i bllokojnë intervistën

Pak javë para fillimit të Kupës së Botës në Katar, deklaratat e Khalid Salman, ish-futbollistit dhe ambasadorit të evenimentit, ndezin polemika.

8 Nëntor 2022, 12:43 Nga DOSJA

“Homoseksualiteti është sëmundje mendore”, deklarata

KATAR- Pak javë para fillimit të Kupës së Botës në Katar, deklaratat e Khalid Salman, ish-futbollistit dhe ambasadorit të evenimentit, ndezin polemika. Në fakt, Salman e përkufizoi homoseksualitetin si "një sëmundje mendore". Intervista është bërë nga televizioni gjerman ZDF dhe do të transmetohet në një speciale të quajtur “The Secret Katar”. "Gjatë Kupës së Botës, shumë njerëz do të vijnë në vendin tonë. Le të flasim për homoseksualët, për shembull - tha Salman -.

Më e rëndësishmja është kjo: ne do t'i pranojmë të gjithë ata që vijnë në vendin tonë. Por ata do të duhet të pranojnë rregullat tona. Homoseksualiteti është i ndaluar, sepse është një sëmundje mendore”, shtoi ai, para se të ndërpritet nga një zyrtar i shtypit.

Homoseksualiteti në Katar është rreptësisht i ndaluar dhe mund të dënohet me shtatë vjet burg. Emir Al-Thani kishte deklaruar në fund të shtatorit se të gjithë anëtarët e komunitetit LGBT do të mirëpriten "pa diskriminim" gjatë Kupës së Botës, ndërsa FIFA ka siguruar javët e fundit se flamujt e ylberit, simbol i komunitetit LGTB, do të jetë i autorizuar në afërsi të stadiumeve.

E.Ç (Dosja.al)

katar 2022 kupa e botes khalid salman

Sondazh

Poll