Sport

“E kapa pak nga veshi”, përballja me Vinicius, Ivan Balliu zbulon ‘trukun’ si e ndali lojtarin e Real Madrid

Real Madrid pësoi humbjen e parë sezonale në La Liga dhe ia shkakton pikërisht Rayo Vallecano, ku luan mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Ivan Balliu.

8 Nëntor 2022, 12:25 Nga DOSJA

“E kapa pak nga veshi”, përballja me Vinicius, Ivan Balliu

SPANJË-Real Madrid pësoi humbjen e parë sezonale në La Liga dhe ia shkakton pikërisht Rayo Vallecano, ku luan mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Ivan Balliu. Një fitore e madhe e skuadrës nga rrethinat e kryeqytetit spanjoll, që edhe pse shënoi e para, e pa veten në disavantazh në pjesën e parë, por sërish gjeti forca për të përmbysur rezultatin, duke fituar në fund 3-2.

Ndeshje e madhe edhe për Balliun, që bëri gjithçka mirë në krahun e djathtë në të dyja fazat e lojës. Mbrojtësi shqiptar shkëlqeu dhe njëkohësisht ishte protagonist i disa dueleve me Vinicius. Të gjithë kërkonin kartonin e kuq për Balliun për atë shuplakë ndaj sulmuesit brazilian, por pas ndeshjes mbrojtësi do të shprehej.

"Po, është e vërtetë që e godita, i preka pak veshin, por ai e teproi. Nuk kishte asnjë qëllim për t’i shkaktuar një dëmtim, apo ndërhyrja ime të ishte e tepruar. "Është e vështirë të ndalosh lojtarë të tillë, duhet të kërkosh për ato truket e vogla.” Mediat spanjolle si Marca, Mundo Deportivo apo Sport e kanë cilësuar pozitive 90 minutëshin e mbrojtësit shqiptar.

E.Ç (Dosja.al)

 

ivan balliu real madrid

Sondazh

Poll