Bota

Operacioni “Albania”/ Sekuestrohen 444 kg kokainë e pastër në Uruguaji, në pranga dy persona

 Droga ishin hedhur nga një avion i vogël që po fluturonte mbi zonën e Rincón de Zamora, Montevideo Chico, pranë Route 59. Më pas trafikantët e kanë transferuar në një kamion  që mbante lëndë drusore. Dy drejtuesit e mjeteve 24 dhe 36 vjeç u arrestuan.

8 Nëntor 2022, 10:48 Nga e.k
Operacioni “Albania”/ Sekuestrohen 444 kg kokainë e pastër
Droga e sekuestruar

URUGUAJI- Dy persona identiteti dhe origjina, e të cilëve nuk është bërë e ditur kanë rënë në prangat e polcisë së Uruguajt pas një aksioni të anti-drogës të koduar 'Albania'. Në sajë të operacionit u sekuestruar 444 kilogram kokainë në Tacuarembo të Uruguajt. Droga ishin hedhur nga një avion i vogël që po fluturonte mbi zonën e Rincón de Zamora, Montevideo Chico, pranë Route 59. Më pas trafikantët e kanë transferuar në një kamion  që mbante lëndë drusore. Dy drejtuesit e mjeteve 24 dhe 36 vjeç u arrestuan.

Gjithashtu, u arrestua një 20-vjeçar, i cili ishte përgjegjës për t'i njoftuar se ku kishte rënë droga që ishte hedhur nga avioni. Prokurorja Mónica Ferrero. dha masën e sigurisë për 20-vjeçarin identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ai akuzohet për dhënie ndihme në trafikun e lëndëve narkotike ndërsa dy drejtuesit e mjeteve akuzohen për trafik droge. Në një konferencë për shtyp, Richard Saravia, shefi i policisë së Tacuarembó tha se ky është një sekuestrim rekord për departamentin dhe e quajti aksionin si diçka historike.

Sipas Guillermo Maciel, nënsekretar i Ministrisë së Brendshme, kokaina e sekuestruar kap vlerën e 7 milionë e gjysmë dollarëve në tregun ndërkombëtar. Ai shtoi se droga kishte synim ndërkombëtar ndërkohë nuk dihet ende origjina e kokainës. 

“Po të ndahej në doza në tregun ndërkombëtar, arrin në shtatë milionë dollarë ndërsa në Europë është 15 milionë dollarë”, tha ai.

“Është pjesë e procedurës së hetimit dhe inteligjencës që po kryhet në koordinim me agjencitë e inteligjencës të vendeve të tjera Mercosur, konkretisht me Brazilin, Argjentinën dhe Paraguajin”, shtoi ai.

kapet 444 kg droge ne uruguaji

Sondazh

Poll