Bota

Situata në veri, Kurti mban takim urgjent me opozitën

Në takim të pranishëm janë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku si dhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

8 Nëntor 2022, 08:52 Nga I.A
Situata në veri, Kurti mban takim urgjent me opozitën
Kurti, Krasniqi, Abdixhiku dhe Haradinaj

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti po takon kryetarët e partive opozitare për të diskutuar në lidhje me situatën në veri të Kosovës. Telegrafi shkruan se takimi i ftuar nga kryeministri nisi nga ora 8:00.

Takimi i Kurtit me kryetarët e opozitës po mbahet pas situatës në veri për shkak të daljes nga institucionet të Listës serbe. Në takim të pranishëm janë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku si dhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

ÇFARË PO NDODH NË VERI TË KOSOVËS?

Situata në veri të Kosovës është përshkallëzuar pasi Qeveria nisi të zbatojë planin me 3 faza për regjistrimin e makinave me targave ilegale serbe në Republikën e Kosovës. Faza e parë përfshin qortimin e shoferëve, e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese. Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill dhe, nga ajo datë, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS.

Në komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok) llogaritet se janë deri në 10.000 automjete me targa ilegale serbe. Këto targa i lëshon Serbia dhe kanë akronime serbe të qyteteve të Kosovës, si: KM, GL, PR, UR e të tjera. Mirëpo, ky regjistrim është shoqëruar me incidente në veri të Kosovës. Serbët që po ri regjistrojnë makinat në RKS, po u digjen makinat.  Lista Serbe paralajmëroi se do të tërhiqej nga të gjithë institucionet në veri. Të shtunën ishin efektivët serbë në Policinë e Kosovës në Mitrovicë ata që dorëzuan detyrën dhe në shenjë simbolike hoqën uniformat. Sot ata dorëzuan armët pranë Rajonit të Policisë në Zveçan ndërsa Lista Serbe dorëzoi mandatet në Kuvendin e Kosovës. Qeveria e Kosovës ka deklaruar që nuk do të heqë dorë nga marrëveshja për targat, ndërkohë që SHBA dhe BE kanë mbërë thirrje për maturi duke dënuar veprimet e Serbisë në Veri.

albin kurti

Sondazh

Poll