Bota

"Do ta marrim Shtëpinë e Bardhë", Donald Trump drejt kandidimit: Më 15 Nëntor do të bëj një njoftim shumë të madh

Trump tha se nuk do të jepte më shumë hollësi në lidhje me njoftimin pasi sipas tij nuk duhet larguar vëmendja nga zgjedhjet afatmesme në Kongres, të cilat do të mbahen ditën e sotme dhe ku duket se republikanët janë favoritë.

8 Nëntor 2022, 09:41 Nga e.k
"Do ta marrim Shtëpinë e Bardhë", Donald Trump drejt
Donald Trump

SHBA- Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump deklaroi se më datë 15 nëntor do të dilte me një deklaratë të rëndësishme për të gjithë amerikanët duke paralajmëruar kështu kandidimin e tij për një mandat tjetër në Shtëpinë e Bardhë. Dhë më parë Trump ka lënë të kuptohet se do të jetë kandidati i republikanëve në këto zgjedhje dhe kjo duket dhe në fjalimet e mbajtura së fundmi. 

Deklaratën ish-numri një i Shtëpisë së Bardhë e bëri gjatë një mitingu në Ohio ku u tha mbështetësve të tij se më datë 15 nëntor do të njoftonte diçka të madhe.

"Unë do të bëj një njoftim shumë të madh të martën, më 15 nëntor në Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida," u tha Trump mbështetësve në një tubim për kandidatin republikan të Senatit të SHBA J.D. Vance përpara zgjedhjeve afatmesme.

Trump tha se nuk do të jepte më shumë hollësi në lidhje me njoftimin pasi sipas tij nuk duhet larguar vëmendja nga zgjedhjet afatmesme në Kongres, të cilat do të mbahen ditën e sotme dhe ku duket se republikanët janë favoritë.

“Këtë vit do të rimarrim Dhomën e Përfaqësuesve. Ne do të marrim përsëri Senatin. Ne do ta kthejmë Amerikën. Dhe më e rëndësishmja, në vitin 2024 ne do kthehemi në Shtëpinë tomnë të Bardhë. Do të kthehemi”, shtoi Trump,

donald trump

Sondazh

Poll