Bota

Zayn Malik letër Rishi Synak: Ndihmo fëmijët e varfër në shkolla, jepu një vakt ushqimi

Në një letër drejtuar Rishi Sunak, ish-ylli i One Direction thotë se ai mbështetej në dreka falas në shkollë kur ishte fëmijë në Bradford.

8 Nëntor 2022, 10:25 Nga I.A
Zayn Malik letër Rishi Synak: Ndihmo fëmijët e varfër
Zayn Malik

ANGLI- Zayn Malik i ka bërë thirrje kryeministrit që të gjithë fëmijëve që jetojnë në varfëri tu japë një vakt shkollor falas. Në një letër drejtuar Rishi Sunak, ish-ylli i One Direction thotë se ai mbështetej në dreka falas në shkollë kur ishte fëmijë në Bradford.

Ai shkruan se fëmijët po vjedhin ushqimin nga mensat sepse janë shumë të uritur, por nuk kanë mundësi të blejnë drekën. Ai po mbështet një fushatë të Fondacionit të Ushqimit që bën thirrje që të gjithë fëmijët në familje me Kredi Universale të kenë të drejtë për ushqime shkollore falas.

Organizata bamirëse vlerëson se 800,000 fëmijë në Angli jetojnë në varfëri, por nuk kualifikohen për ushqim falas në shkollë. Edhe pse Malik, nuk është ambasador i bamirësisë, ai tha se ndihej i detyruar t'i shkruante kryeministrit dhe të ndante përvojat e tij.

 “Këta fëmijë vuajnë nga mungesa e përqendrimit, disa madje tentojnë vjedhjen e ushqimit nga mensat e shkollave sepse janë shumë të uritur, por nuk kanë mundësi të blejnë drekë. Ata gjithashtu po ndiejnë turp që po ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e tyre fizik dhe mendor. Unë e di se si është ai turp, e kam parë nga dora e parë, pasi u rrita në Bradford, u mbështeta në ushqimet e shkollës falas," shkroi ai.

zayn malik rishi sunak

Sondazh

Poll