Bota

Haradinaj braktis takimin me Kurtin: Nuk na sqaroi se përse ka prishur raportet me Amerikën

Ish-kryeministri Haradinaj ka thënë se u detyrua ta lëshonte takimin pasi kryeministri Kurti u ka mbajtur ligjerata.

8 Nëntor 2022, 09:05 Nga I.A
Haradinaj braktis takimin me Kurtin: Nuk na sqaroi se përse ka prishur
Ramush Haradinaj

KOSOVË- Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka treguar arsyen e largimit nga takimi me kryeministrin Albin Kurtin dhe dy liderët e opozitës, Memli Krasniqi e Lumir Abdixhikun. Ish-kryeministri Haradinaj ka thënë se u detyrua ta lëshonte takimin pasi kryeministri Kurti u ka mbajtur ligjerata.

Postimi i tij i plotë:

Edhe pse isha pjesë e takimit me kryeministrin Kurti, u detyrova ta lëshoj takimin sepse Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre. Për mua është e papranueshme që në raste kaq të ndjeshme, të prishim raportet me aleatin kryesor të sigurisë.

ÇFARË PO NDODH NË VERI TË KOSOVËS?

Situata në veri të Kosovës është përshkallëzuar pasi Qeveria nisi të zbatojë planin me 3 faza për regjistrimin e makinave me targave ilegale serbe në Republikën e Kosovës. Faza e parë përfshin qortimin e shoferëve, e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese. Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill dhe, nga ajo datë, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS.

Në komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok) llogaritet se janë deri në 10.000 automjete me targa ilegale serbe. Këto targa i lëshon Serbia dhe kanë akronime serbe të qyteteve të Kosovës, si: KM, GL, PR, UR e të tjera. Mirëpo, ky regjistrim është shoqëruar me incidente në veri të Kosovës. Serbët që po ri regjistrojnë makinat në RKS, po u digjen makinat.  Lista Serbe paralajmëroi se do të tërhiqej nga të gjithë institucionet në veri. Të shtunën ishin efektivët serbë në Policinë e Kosovës në Mitrovicë ata që dorëzuan detyrën dhe në shenjë simbolike hoqën uniformat. Sot ata dorëzuan armët pranë Rajonit të Policisë në Zveçan ndërsa Lista Serbe dorëzoi mandatet në Kuvendin e Kosovës. Qeveria e Kosovës ka deklaruar që nuk do të heqë dorë nga marrëveshja për targat, ndërkohë që SHBA dhe BE kanë mbërë thirrje për maturi duke dënuar veprimet e Serbisë në Veri.

ramush haradinaj lumir abdixhiku memli krasniqi tensione në veri të kosovës albin kurti

Sondazh

Poll