Bota

Ish-ambasadori Delawie: Tensionet nuk erdhën për shkak të targave, por mosnjohja e Kosovës nga Serbia që 25 vite

Duke iu përgjigjur pyetjeve të Zërit të Amerikës diplomati amerikan në pension tha se është në interes të qytetarëve të nacionalitetit serb që përfaqësuesit e tyre të kthehen në institucionet e qeverisë së Kosovës.

8 Nëntor 2022, 10:46 Nga I.A
Ish-ambasadori Delawie: Tensionet nuk erdhën për shkak të
Greg Delawie

SHBA- Ish-ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, beson se thelbi i tensionit mes Kosovës dhe Serbisë nuk janë targat, por, refuzimi i autoriteteve serbe për të njohur pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës pothuajse 25 vjet pas lufte. Duke iu përgjigjur pyetjeve të Zërit të Amerikës diplomati amerikan në pension tha se është në interes të qytetarëve të nacionalitetit serb që përfaqësuesit e tyre të kthehen në institucionet e qeverisë së Kosovës.

“Zyrtarët e minoritetit serb kontrollohen nga Qeveria e Serbisë, si dhe pjesëmarrja e tyre në institucionet e Kosovës – për të kundërshtuar qeverinë e Kosovës ”, beson Delawie.

Diplomati në pension, i cili shërbeu në Kosovë nga mesi i vitit 2015 deri në mesin e vitit 2018, shpjegon rrethanat në të cilat përfaqësuesit politikë të serbëve nga veriu i Kosovës nga radhët e Listës Serbe, vendosën të pezullojnë pjesëmarrjen e tyre në institucionet e Kosovës.  

ÇFARË PO NDODH NË VERI TË KOSOVËS?

Situata në veri të Kosovës është përshkallëzuar pasi Qeveria nisi të zbatojë planin me 3 faza për regjistrimin e makinave me targave ilegale serbe në Republikën e Kosovës. Faza e parë përfshin qortimin e shoferëve, e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese. Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill dhe, nga ajo datë, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS.

Në komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok) llogaritet se janë deri në 10.000 automjete me targa ilegale serbe. Këto targa i lëshon Serbia dhe kanë akronime serbe të qyteteve të Kosovës, si: KM, GL, PR, UR e të tjera. Mirëpo, ky regjistrim është shoqëruar me incidente në veri të Kosovës. Serbët që po ri regjistrojnë makinat në RKS, po u digjen makinat.  Lista Serbe paralajmëroi se do të tërhiqej nga të gjithë institucionet në veri. Të shtunën ishin efektivët serbë në Policinë e Kosovës në Mitrovicë ata që dorëzuan detyrën dhe në shenjë simbolike hoqën uniformat. Sot ata dorëzuan armët pranë Rajonit të Policisë në Zveçan ndërsa Lista Serbe dorëzoi mandatet në Kuvendin e Kosovës. Qeveria e Kosovës ka deklaruar që nuk do të heqë dorë nga marrëveshja për targat, ndërkohë që SHBA dhe BE kanë mbërë thirrje për maturi duke dënuar veprimet e Serbisë në Veri.

greg delawie tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll