Bota

Tronditëse në Itali/ 16-vjeçarja masakron me thikë gjyshen e saj, e moshuara gjendet e vdekur pas zënkës

Vrasja ndodhi rreth orës shtatë të mbrëmjes të së hënës në Via della Tavernelle. Sipas medave italiane, trupi i të moshuarës u gjet i mbuluar me gjak nga policia.

8 Nëntor 2022, 08:55 Nga a.l
Tronditëse në Itali/ 16-vjeçarja masakron me thikë gjyshen
foto ilustruese

ITALI- Një ngjarje e rëndë është shënuar në provincën e Salerno-s, ku një 76- vjeçare është vrarë nga mbesa e saj. Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në një apartament në Capaccio Paestum, ku e moshuara Ermenegilda Candreva u godit me thikë për vdekje nga mbesa e saj 16- vjeçare, pas një diskutimi që ato patën me njera-tjetrën. 

Ermenegilda e cila në fshat njihej si Gilda ndërroi jetë në sital, ndërsa raportohet se nga sherri mbeti e plagosur edhe mbesa e saj 16- vjeçare. Vrasja ndodhi rreth orës shtatë të mbrëmjes të së hënës konkretisht në Via della Tavernelle. Sipas mediave italiane pasi kreu vrasjen, e mitura doli e përlotur në rrugë dhe e plagosur në krah nga përleshja. Ndërsa trupi i të moshuarës u gjet nga policia i mbuluar me gjak. Magjistrati kujdestar ka urdhëruar ekzaminimin e jashtëm nga mjeku ligjor në trupin e të moshuarës.

Policia dyshon se kanë qenë pikërisht mosmarrveshjet ato që kanë çuar në vrasjen e të moshuarës, ndërsa pritet të merret në pyetje e mitura për të zbuluar shkakun e vërtetë të ngjarjes tronditëse. Vajza është arrestuar dhe është transferuar në burgun e të miturve të Nisidës./Dosja.al

mbesa vret gjyshen ermenegilda candreva

Sondazh

Poll