Bota

VD/ Ishte duke kryer marrëdhënie intime në tualetin e klubit, ish-ushtari rreh pastruesin që e ndërpreu

Në foto shihet teksa Fallon e përplas dhe më pas e shtrin përtok pastruesin i cili, ishte i shokuar për situatën që po ndodhte. 

7 Nëntor 2022, 20:54 Nga a.l
VD/ Ishte duke kryer marrëdhënie intime në tualetin e klubit,
Burkeigh Queensland

AUSTRALI- Një 28-vjeçar ka sulmuar dhe dhunuar me grushte një pastrues në klubin e natës në Burkeigh Heads, Queensland, pasi ky i fundit e ndërpreu teksa ai ishte duke kryer marrdhënie intime me një vajzë në tualet. 

Ish-tekniku i ushtrisë Billy Dean Fallon e dhunoi brutalisht pastruesin pasi doli nga tualeti i grave  me aftësi të kufizuara ku ishte duke bërë seks me të dashurën e tij. Në video shihet teksa Fallon e përplas dhe më pas e shtrin përtok pastruesin i cili, ishte i shokuar për situatën që po ndodhte. 

Siç raporton Gold Coast Bulletin ky i fundit përfundoi me fraktura në trup dhe në fytyre si dhe me hundë të thyer.  Fallon pranoi sulmin dhe dhunën që ushtroi ndaj pastruesit të hënën në Gjykatën e Magjistraturës në Southport.

 

"Ai ishte atje duke kryer raportintim me partneren e tij ... ata ishin në mes të lidhjes intime kur dikush filloi të përplasej në derë," tha avokati mbrojtës Angus Edëards. "Ai veproi në mënyrë impulsive, veproi në mënyrë mbrojtëse dhe mendoi se po mbronte veten dhe partneren e tij."

Fallon u dënua me një vit burg, por iu dha lirimi i menjëhershëm me kusht. Ai u urdhërua t'i paguante viktimës së tij 1500 dollarë./ Dosja.al

billy dean fallon angus edwards

Sondazh

Poll