Aktualitet

Shtohen rastet e dhunës ndaj grave në Durrës, arrestohen 4 persona

Policia sqaron se dy raste janë dhunë ndaj bashkëshorteve, ndërsa dy rastet e tjera ndaj ish-bashkëshortes dhe nënës.

7 Nëntor 2022, 14:51 Nga a.l
Shtohen rastet e dhunës ndaj grave në Durrës, arrestohen 4
foto ilustruese

DURRËS- Policia e Durrësit ka konstatuar 4 raste të dhunës ndaj grave, dhe në pranga kanë rënë 4 persona. Policia sqaron se dy raste janë dhunë ndaj bashkëshorteve, ndërsa dy rastet e tjera ndaj ish-bashkëshortes dhe nënës. Autorët të cilët do të përballen me akuzën ''Dhuna në familje'', janë identifikuar me inicialet: 

-M. Ç., 39 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij;

-Xh. T., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij;

-A. B., 23 vjeç, banues në lagjen nr.13, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij;

-P. H., 61 vjeç, banues në Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ Dosja.al

policia e durresit dhune ne familje

Sondazh

Poll