Aktualitet

Fshehu dënimin në shtetin grek, Gjykata e Posaçme shtyn seancë për Qerim Ismailin

Seanca për Ismailin në Gjykatën e Posaçme është shtyrë më 22 nëntor.

7 Nëntor 2022, 14:57 Nga A.B
Fshehu dënimin në shtetin grek, Gjykata e Posaçme shtyn
Qerim Ismaili

TIRANË- Ditën e sotme ka dështuar seanca për dhënien e vendimit ndaj kryebashkiakut të Mallakastrës Qerim Ismali. Seanca për Ismailin në Gjykatën e Posaçme është shtyrë më 22 nëntor.

SPAK kërkon dënimin me 1 vit burg dhe konvertimin e tij në shërbim prove ndaj kryebashkiakut të Mallakastrës. Ai akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për Krimin dhe Korrupsionin për akuzën falsifikimit të formularëve. Gjykata pranoi kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar, ku seancën e rradhës pritet që prokuroria të lexojë konkluzionet përfundimtare.

Sipas SPAK, Ismaili dyshohet se ka fshehur një dënim në shtetin grek për rrahje, në formularin e deklarimit, ngjarje e ndodhur në vitin 1998.

qerim ismaili

Sondazh

Poll