Aktualitet

Shtëpia ku u ngujua familja e rrethuar me çarçafë, motra e radikalit fetar: Është vënë për t’u mbrojtur nga dielli

Motra ka mohuar akuzat ndaj Gjergj Laçit, duke pretenduar se nusja gënjen dhe se ai nuk e ka dhunuar apo ngujuar familjen e tij. 

7 Nëntor 2022, 13:42 Nga a.l
Shtëpia ku u ngujua familja e rrethuar me çarçafë, motra
Motra e Gjergj Laçit

TIRANË- Shtëpia ku u ngujuan për 6 vite gruaja dhe djemtë e radiklait Gjergj Laçit është e rrethuar me çarçafë, në mënyrë që bashkëshortja e tij të mos ketë asnjë lloj kontakti me njerëzit jashtë. Motra e të arrestuarit, pretendon se batanija sipas saj është vendosur në ballkon për t'i mbrojtur nga dielli. Ndërsa ka mohuar akuzat ndaj Gjergj Laçit, duke pretenduar se nusja gënjen dhe se ai nuk e ka dhunuar apo ngujuar familjen e tij. 

Sakaq për municionet që u gjetën në banesën e Laçit nga Policia, motra e radikalit pretendon se i ka patur për t'i shitur. 

I kanë vendosur për t’u mbajtur nga dielli. I bëj thirrje kryetarit të gjykatës të lirojë Gjergjin, t’i fusë në punë shteti.  Kunata e di vetë zgjedhjen. Nuk e mbajmë me zor, nuk do të rrije më burrin e vetë, mos e dojë, le të shkojë në gjykatë. Jo nuk dimë gjë. Municionet në shtëpi i ka pasur për t’i shitur”, tha ajo.

Gjergj Laçi u arrestua ditën e dielë datë 6 nëntor nga policia e Tiranës, pasi u zbulua se mbante prej 6 vitesh të ngujuar në banesë bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Ata nuk kishin në banesë as ujë, as drita dhe as televizor. 52-vjeçari i dhunonte dhe terrorizonte, duke iu thënë se nuk duhet të dalin nga banesa pasi mund të infektohen. Laçi për shkak të bindjeve radikale fetare, nuk lejonte dy fëmijët e tij, 15 dhe 17 vjeç të shkonin në shkollë. Ishin banorët ata të cilët lajmëruan antiterrorin për sjelljen e fqinjit të tyre, i cili banonte në lagjen '5 Maji' në Tiranë. 52-vjeçari është arrestuar, ndërsa gruaja dhe fëmijët janë dërguar në një qendër për rehabilitim./ Dosja.al

gjergj laci

Sondazh

Poll