Aktualitet

'Ëndërr kisha futbollin'/ DËSHMIA tronditëse e djalit të ngujuar prej 6 vitesh: Babai mbante të varura në brez thikat

Djali ka pranuar se ai dhe vëllai i tij ishin në gjendje të rënduar psikologjike (15 dhe 17 vjeç), e se babai i tyre mbante thika në shtëpi, e herë pas here kur vinte rrotull teksa i kishte të varura ne brez.

7 Nëntor 2022, 13:50 Nga A.B
'Ëndërr kisha futbollin'/ DËSHMIA tronditëse e
Banesa

TIRANË- Djali i Xherxh (Gjergj) Laçit, ka tronditur me dëshminë e tij. Djali i cili jetoi në tmerr për 6 vite me radhë nga i ati për shkak të bindjeve radikale, është shprehur se babai i terrorizonte me thikat të cilat i mbante në brez. 

Djali ka pranuar se ai dhe vëllai i tij ishin në gjendje të rënduar psikologjike (15 dhe 17 vjeç), e se babai i tyre mbante thika në shtëpi, e herë pas here kur vinte rrotull teksa i kishte të varura ne brez. Ëndrra e tij ishte që të niste një kurs futbolli. Vetëm njëri nga djemtë dilte nga banesa herë pas here për të karikuar telefonin. 

Më tej në dosjen hetimore, një prej të afërmëve ka deklaruar se Xherxhi nuk lejonte asnjë prej fëmijëve që të dilnin nga banesa. Ai thotë se kryefamiljari ishte i dhunshëm me gruan madje i ka vënë dhe thikën në fyt në një rast. 

'Prej 3 vitesh babi i tij Xherxh nuk ka lejuar te dalë asnjeri nga shtëpia ku banonin, atë se bashku me vëllain e mitur dhe mamanë e tij. Babai i tij nuk i ka lejuar te dalin fare nga shtëpia, duke i kërcënuar se ” ai e di me mire, se te tjerët duan t’i vrasin, ndërsa ai ka fituar”. Që pas kthimit te Xherxhit nga Italia, ai prej 20 vitesh nuk ka punuar me dhe se fundmi ka filluar te ushtrojë me shpesh dhe fenë myslimanë. Fenë e ka praktikuar më shpesh 4 muajt e fundit, ku shkonte çdo të premte në xhaminë e Medresesë, ndërsa prej javësh e ka shkëputur nuk ka shkuar me. Asnjeri prej prindërve te tij nuk punon. Babai ishte i dhunshëm ndaj mamasë së tij, kundrejt te cilës ka ushtruar shpesh here dhune në sy të tyre, duke e goditur me shkop, me shuplaka me grushta, madje i ka treguar se i ka vene dhe thikën ne fyt. Ata jetonin brenda 4 mureve pa energji elektrike, pasi ia kishin ndërprerë. Ata ushqeheshin vetëm kur i çonin ushqim dhe ua linin tek dera familjarët si xhaxhai nga Dibra, gjyshi ose daja i tij.”, thuhet në dosjen hetimore.'- thuhet në dosjen hetimore. 

Gjergj Laçi u arrestua ditën e dielë datë 6 nëntor nga policia e Tiranës, pasi u zbulua se mbante prej 6 vitesh të ngujuar në banesë bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Ata nuk kishin në banesë as ujë, as drita dhe as televizor. 52-vjeçari i dhunonte dhe terrorizonte, duke iu thënë se nuk duhet të dalin nga banesa pasi mund të infektohen. Laçi për shkak të bindjeve radikale fetare, nuk lejonte dy fëmijët e tij, 15 dhe 17 vjeç të shkonin në shkollë. Ishin banorët ata të cilët lajmëruan antiterrorin për sjelljen e fqinjit të tyre, i cili banonte në lagjen '5 Maji' në Tiranë. 52-vjeçari është arrestuar, ndërsa gruaja dhe fëmijët janë dërguar në një qendër për rehabilitim./ Dosja.al

xherxh (gjergj) laçi xherxh laci

Sondazh

Poll